BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Politike

Protestat e 2019-s, Lleshaj heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk dhashë leje për gazin, ata që drejtonin gishtin…

Protestat e 2019-s, Lleshaj heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në një studio ka komentuar protestat e vitit 2019 kur ai ishte ende në detyrë dhe pas të cilave dha edhe dorëheqjen.

Lleshaj u shpreh se ai nuk ka dhënë leje për përdorimin e gazit lotsjellës, pasi atë e parashikon ligji si një mjet për policinë në raste të tilla.

Ai shtoi se asokohe cilësohej si “Sandër kimiku”, por u shpreh se kjo ishte më mirë se të thirrej “Sandër balistiku”.

Ish-ministri tha më tej se personat që drejtonin gishtin ndaj tij kanë hapur zjarr dhe kanë përdorur plumba kundër protestuesve duke vrarë njerëz të pafajshëm “në zemër të Tiranës”.

“Nëse duam të kuptojmë opozitën sot duhet të shohim vitin 2019, pasi atëherë filloi shkërmoqja. Aty opozita u përfshi në një dhunë të paprecedentë ndaj institucioneve. U bë një protestë ku nuk funksionoi ajo që synonin. Të nesërmen dolën nga parlamenti dhe më pas tentuan të futen më dhunë aty. Shkatërrimi i tyre është një gjë pozitive për mendimin tim. Është shkatërruar një mentalitet dhune dhe revolucioni. Është shkërmoqur edhe si opsion për marrjen e pushtetit. Kjo retorikë mbaroi në vitin 2019.

Një opsion politik si dhuna rezultoi i pamundur dhe i padobishëm. Nuk mund të luhet më me institucionet, apo faktorin ndërkombëtar. Vendi ka nevojë të krijojë alternativa të reja pa rrënjë të thella në histori.

Për gazin lotsjellës nuk kam dhënë leje pasi atë e jep ligji. Ligji i thotë policisë që ka këto mjete në dispozicion. Në këtë kuptim, ato protesta me molotovë, lëndë piroteknike nuk mund të përballoheshin nga policia pa mjetet si uji dhe gazi. Aty është përdorur kimia. Më thoshin kimiku, e kështu me radhë, dhe u thosha është më mirë të jesh Sandër kimiku se balistiku.

Ata që drejtonin gishtin ndaj meje harronin që më parë përdornin plumba në zemër të Tiranës dhe vranë njerëz të pafajshëm. Nuk kishin turp asokohe dhe s’kanë turp as sot se kanë lënë fëmijë jetimë dhe gra të veja”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më të lexuarat