BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Politike

Protestë në Tiranë kundër vaksinës së COVID-19: Pandemia është shpikje, koha do ta tregojë

Protestë në Tiranë kundër vaksinës së COVID-19:

Një grup protestuesish kanë dalë ditën e djeshme në Tiranë për të protestuar kundër vaksinës e cila kuron COVID-19. Konspiracionistë dhe protestues kanë hedhur ide se kjo vaksinë është një mjet që do përdoret për t’u vendosur qytetarëve një mikroçip, i cili kontrollon mendjen. Protesta është udhëhequr dhe thirrur nga studiuesi i konspiracioneve Alfred Çako. Ky i fundit ka zënë një hapësirë të madhe televizive, ku ka folur mbi këto dyshime dhe dje ka bërë një hap më tej duke dalë në protestë. “Teoritë tona mbështeten në fakte shkencore. Mjafton të përmendim që në vitin 1984 në Amerikë ka pasur 10 vaksina dhe 1 në 10 mijë veta kanë qenë autikë. Në 2008 ka pasur 35 vaksina dhe ka pasur 1 autik në 450 veta. Në 2018-ën kishte 68 vaksina dhe 1 në 24 ishin autik. Autikët tentohet që të dëmtohen se janë një shtresë që nuk riprodhohen dot. Aq për qind sa janë, aq për qind pakësohet popullsia dhe ky është përfitimi që kanë ata që shpikin viruset, që në mënyra të ndryshme të pakësohet njerëzimi. Në vaksinë futen indet e fëmijëve të abortuar më të vegjël se tre muaj dhe indet duke u shumuar me shpejtësi i prishin ADN-në të moshuarve dhe rrjedhën normale të jetës duke i shkaktuar vdekje të parakohshme. Edhe mosha e mesme 30-60 vjeç do kenë dëmtime në shëndet nga vaksina, kurse të rinjve mund t’ju shkaktohen sëmundje të ndryshme, si hepatit, alzheimer, diabet, paaftësi për të lindur, kështu që njerëzimi shkon gjithmonë duke u degraduar”, u shpreh Çako. Sakaq protestuesit kanë deklaruar se janë kundër vaksinë anti COVID me forcë, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i shërben vëllazërisë së zezë. Sipas protestuesve, qeveria shqiptare është shërbëtore e mafies së OBSH-së dhe pandemia është një shpikje që sipas tyre koha do ta tregojë. “Nuk do lejojmë që kryeministri të zbatojë axhendën e mafies ndërkombëtare. Edi Rama i shërben vëllazërisë së zezë, pandemia është shpikje”, ka deklaruar Çako. Protestuesit sakaq janë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, dhe disa prej tyre mbanin veshur bluza të cilat shkruan “Love Trump”, kjo pasi Trump ka dalë kundër OBSH.