Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Proteston Vatra dhe Menduh Thaçi, Rama-Thaçi 100 mijë euro për Preshevën

Proteston Vatra dhe Menduh Thaçi, Rama-Thaçi 100 mijë euro për Preshevën

Postuar: 12/01/2014 - 09:14

Mbledhja historike e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren, është shoqëruar me protesta dhe reagime. Kështu, Shoqata “Vatra” ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës se dy këto shtete kanë ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës. Kjo shoqatë e ka cilësuar si lëmoshë shumën prej 100 mijë eurosh, ndërsa ka rikujtuar se qeveria shqiptare një qyteti me pakicë serbe në Kosovë i ka ndarë katër herë më shumë fonde. “Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fond të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë shqiptare, që me shumë i ngjan nje lëmoshe se sa një fondi zhvillimor.
 
Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graçanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€.  Lëvizja “Vatra” ndien indinjatë të thellë për shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore. Pyesim dy kryeministrat e dy shteteve amë, çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara?”, thuhet në reagimin e Vatrës. Ndërkaq, kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.
 
Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë. Kryetari i PDSH-së këtë deklaratë e dha para mbledhjes se Kuvendit të degës së PDSH-së në Tetovë. Popullsia shqiptare popullon kryesisht pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë. Komunitetet më të mëdha shqiptare janë në rajonet e Tetovës (70% të popullatës së përgjithshme), Gostivar (60%), Dibra (65%), Struga (52%), Kërçova (55%), Kumanovë (28%) dhe Shkupit (35%. Regjistrimi i popullsisë mbahet çdo 10 vjet, shqiptarët kanë marrë pjesë me 19% të popullsisë së përgjithshme në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë shqiptare ra në 13% në vitin 1961, për shkak të shpërnguljeve për Turqi. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë