
Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Provat që fshehën komisionet “Bezhani” dhe “Mezini” ndodhen të paprekshme në arkiva, zbardhet struktura që do të zbulojë lidhjet e Ilir Metajt me ish-Sigurimin e Shtetit

Shkruar nga Elmas Bogdani 26 Nëntor 2022

Ndryshimet që do të hyjnë në fuqi në datën 2 dhjetor, hapin rrugën për verifikimin e dosjes së Ilir Metajt, politikanit që ka 32 vite në politikë dhe ka mbajtur çdo lloj posti, nga kryeministër, te president, ministër e deputet. Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar se disponojnë të gjithë provat që mund të çojnë në lidhjet e kreut të PL me ish-sigurimin e Shtetit dhe për të zbuluar të gjithë faktet e plota po punon një staf i specializuar. Verifikimi i para 20 viteve me atë tani, është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë që disponon Autoriteti i Dosjeve, si dhe mundësisë së një hulmutimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj. Pra kjo është rruga që do të ndiqet për të hapur dosjen e plotë të Ilir Metës dhe se faktet pritet të shtohen pasi, ndryshe nga komisionet e mëparshme, ky autoritet ka në dorë arkivën e plotë që nuk është zbuluar asnjëherë më parë.
Provat ndodhen të paprekshme në arkiva
“Ne kemi patur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme. Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Minstria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë. Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë. Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, thotë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Detaje nga struktura që do të zbulojë lidhjet e Metajt me ish-Sigurimin e Shtetit
Zbardhet struktura e brendshme e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Institucioni, që do të hapë dosjet e komunizmit pas 32 vjetëve të rënies së regjimit diktatorial, përbëhet nga 5 departamente, që do mundësojnë zbulimin e spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Secili nga departamentet ka sektorët e vet përkatës, që ndahen nga karakteristika e punës dhe mënyra se si do të procedojnë. Departamentet e Autoritetit do të jenë konkretisht: Drejtoria e Arkivit, Drejtoria e Informacionit, Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit të Qytetarëve, Drejtoria e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financave. Sa i takon Drejtorisë së Arkivit, e cila në vetvete përbëhet nga tre sektorë, si Sektori i Ruajtjes së Fondeve, i cili grumbullon dosjet dhe dokumentet e të gjitha llojeve të ish-Sigurimit të Shtetit sipas ligjit përkatës. Gjithashtu, ky sektor ruan dosjet dhe dokumentet arkivore të grumbulluara sipas ligjit përkatës dhe mirëmban dosjet dhe dokumentet arkivore. Sektori i dytë është ai i Përpunimit, i cili do përpunon dhe sistemon dosjet dhe dokumentet e gjithë llojeve të ish-Sigurimit të Shtetit të grumbulluara. I rëndësishëm është fakti se bëhet dhe përpunimi tekniko-shkencor i dosjeve si dhe përpunimi metodologjik dhe krijohen fondet sipas metodologjisë së punës në arkiva. Anëtarët e këtij sektori gjithashtu kryejnë në bashkëpunim me sektorët e tjerë dixhitalizimin e materialeve arkivore sipas prioriteteve të vendosura nga Autoriteti.
Më të lexuarat


Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re

Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!”/ Thirrja e fortë e deputetes për Berishën: Demokratët nuk duan të ndahen
