BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Politike

Provokon Adriatik Alimadhi, i cilëson partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak, kërkon rishkrimin e historisë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Provokon Adriatik Alimadhi, i cilëson partizanët dhe komunistët

Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka shfrytëzuar debatin për dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit që ka mbërthyer së fundmi vendin, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të partizanëve që u rreshtuan krah Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe komunistët. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, zoti Alimadhi i cilëson partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak, ndërsa theksoi se këto krime sipas tij, duhet të ndëshkohen me ligj, si e vetmja mënyrë që siç thotë ai do të vendos drejtësinë e munguar në vend, transparencë kjo që nuk është bërë në shumë dekada. Sipas tij, çdo nismë që ndërmerret për hapjen e dosjeve është tallje për sa kohë që nuk bëhet realitet. “Disa deputetë të PD kanë propozuar një projektligjit për shpalljen muze kombëtar të kampit të punës së Spaçit dhe kampit të internimit të Tepelenës, projektligjin për hapjen e plotë të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, dekomunistizimin e shoqërisë e shtetit dhe me një proces lustrimi të plotë, të sinqertë sipas standardeve dhe nevojës së brendshme, shlyejmë borxhin ndaj së shkuarës dhe përmbushim detyrimin ndaj së ardhmes; Kjo mënyrë e të bërit ligje pa thelb dhe duke bërë muze apo çdo gjë e propozuar nga ata është një tallje për herë të dytë gjatë këtyre 32 viteve. Mendojmë se: Duhet të ndëshkohen krimet dhe vrasjet nga kriminelët komunistë dhe kriminelët partizanë, të bëhet dhe të hapet çdo dosje për të gjithe ata që janë vrasës dhe kanë lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm. Të bëhet dhe të hapen dosje për çdo vendim për pushkatim, burgosje, torturë për çdo shqiptar që është vrarë gjatë regjimit kriminal komunist”, shkruan ai.

Alimadhi: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit

Megjithatë pavarësisht skepticizmit, kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka deklaruar se ai dhe subjekti që drejton mbështetet hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe bërjen publike të gjithçkaje që ka ndodhur gjatë viteve kur Shqipëria drejtohej nga Enver Hoxha. Madje, ballisti Alimadhi shkoi deri atje sa kërkoi që të bëhet transparencë edhe për dosjet e individëve që kanë qenë spiunë të agjenturave të huaja. “Të bëhet dhe të hapen dosjet për çdo individ që ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja dhe kanë sjellë dëmin e çështjes kombëtare shqiptare dhe shkatërrimin e truallit shqiptar. Të bëhen dhe të hapen dosje për çdo shqiptar që ka bashkëpunuar me organet e Sigurimit, i cili ka sjellë dëme mbi hetimet e pa drejta, për ata individ që kanë kaluar çdo persekutim, të cilësuar armik i popullit, i cilësuar kulak, reaksionar bashkëpunëtor, tradhtar nga bashkëpunimi i të gjithë atyre individëve që kanë bashkëpunuar me organet e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Të bëhen dhe të hapen dosjet për çdo politikan, institucion kushtetues, për çdo zyrtar të nivelit më të lartë në institucionet e shtetit, president, kryeministër, ministra, deputetë, gjykatës apo prokuror të të gjitha niveleve të administratës publike, të zëvendësohet administrata me mendësi komuniste dhe me urrejtje me një administrate, e cila i afron dhe ushqen frymën e vëllazërimit dhe dashurisë midis shqiptarëve”, shprehet ai.

Kreu i Ballit Kombëtar:Të rishikohet historia e Shqipërisë

Por nuk ndalet me kaq, pasi përveç akuzave në adresë të partinave dhje komunistëve, kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka kërkuar që të rishkruhet historia e Shqipërisë, në mënyrë që sipas tij, kushdo të mësojë për krimet që kanë ndodhur në Shqipëri nga vitet 1941 deri në vitin 1991. “Të bëhet një histori reale dhe kombëtare, të zëvendësohet historia harbutëshe partizançe me një histori reale me veprimtari patriotike dhe kombëtare, duke shkulur një herë e mirë historinë e komunizmit, duke e futur historinë në shtratin e plotë kombëtar. Të bëhet kthimi në atdhe i eshtrave të gjithë shqiptarëve që ikën për shkakun e vetëm të instalimit të ideologjisë kriminale komuniste, që të afërmit e tyre të kenë një varr për t’u shplodhur sadopak. Vetëm kështu mundet të pajtohen dhe vëllazërohen shqiptarët midis njëri-tjetrit dhe të shkohet drejt pajtimit kombëtar të shqiptarëve. E nëqoftëse nuk realizohen këto, vështirë se do të ketë pajtimit kombëtar dhe shqiptarët do vazhdojnë të jenë të ndarë. Kështu mundet të realizohet dekomunistizimi”, nënvizoi kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Më të lexuarat