BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Provokon Berisha: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon Berisha: Dita e Çlirimit dita më e zezë për

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të provokojë sa i takon luftës partizane. PD këmbëngul se Çlirimi erdhi më 28 nëntor 1944 dhe jo një ditë më pas. Por përveç kësaj, për Berishën kjo ditë është dita më e zezë, sepse sipas tij, kjo ditë shënon ardhjen e komunistëve në pushtet. Edhe pse lufta dhe ajo që erdhi më pas janë dy gjëra të ndryshme, ish-kryeministri përmes një shkrimi ka tentuar t’i njehsojë në një duke hedhur baltë mbi luftën partizane. Berisha ka deklaruar se nuk kanë vdekur 28 mijë dëshmorë, ndërsa po ashtu ka thënë se shumë beteja janë shpikur. “Dua të shtoj këtu se këto të vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze të luftës nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfryrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj. etj. Këto të vërteta për luftën partizane nuk mund të mohohen as nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që udhëheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjatë luftës dhe për të cilat meriton çdo dënim, madje nuk mund të mohohen as dhe nga karakteri vëllavrasës dhe civil që dominoi këtë luftë pasi Enver Hoxha dhe klika e tij për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronët e tij serbë i dhanë asaj pas shkelmimit nga ai të Marrëveshjes historike të Mukjes në shtator të vitit 1943”, deklaroi Berisha. Në shkrimin e tij ish-kryeministri në disa raste mundohet ta vlerësojë luftën, por nga pas shton provokimet. Sipas tij lufta nuk është se kishte shumë mbështetje në popull. “Në mënyrë të pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njësitë më të organizuara dhe më numerike në teatrin e luftës ne Shqipëri dhe kjo jo për shkak të mbështetjes së tyre të gjerë në popull. Por para se gjithash për shkak të dobësive të pamohueshme të nacionalistëve shqiptarë. Është i drejtë dhe plotësisht i justifikuar dhe mendoj unë i detyrueshëm dënimi me ashpërsi i të gjitha qëndrimeve çnjerëzore antikombëtare i klikës serbo-shqiptare që udhëhoqi luftën partizane”, tha ai.

Dita e Zezë

Berisha e cilëson datën e Çlirimit si ditën e zezë kur komunistët erdhën në pushtet. Sipas tij në këtë ditë nuk duhet kujtuar vetëm lufta, por dhe shfaqja e Enver Hoxhës. “Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes së datës se 28 Nëntorit 1944 pra datës së çlirimit është se kjo datë në të vërtetë nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm do të shënonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vetë ekzistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen e diktaturës 46 vjeçare më të egër, më moniste, si pushtimi i brendshëm më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu që kjo ditë e nëntorit të vitit 1944 në vend që të ishte dita e mrekullisë kombëtare dhe viti 1944 të ishte annusmirabilis, është dita e vendosjes së një pushtimi të zi dhe një annushorribilis për shqiptarët”, ka vijuar ai. Sipas tij zëvendësimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito dhe vegla e tyre Enver Hoxha. “Pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombëtare, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyre në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist”, vijon Berisha.

Instalimi i pushtimit serb

Edhe pse janë 28 mijë dëshmorë që dhanë jetën për atdhe, për Berishën kjo datë shënon pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavët dhe aspak çlirimin e vendit. “Pas kësaj dite, pra 28 nëntorit 1944 instalimit në Tirane të klikës shqiptaro-serbe të Enver Hoxhës, vendosjes së veriut të Shqipërisë dhe më pas edhe Kosovës nga Tito në pushtim dhe administrim ushtarak, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por në një farë mënyre dhe në veriun e Shqipërisë dhe manumilitari do të zhduknin çdo pengese në rrugën e rianeksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë se Shqipërisë dhe bashkimin e kësaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj”, ka vijuar ai. Sipas tij, aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. “Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit të kalit të Trojës në Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre në vartësi të PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të këtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Federatës së Jugosllavisë”, ka vijuar ai.

Më të lexuarat