BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

PS bojkotoi komisionin hetimor, Bardhi dhe Vasili: Këto manovra nuk e pengojnë dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve

PS bojkotoi komisionin hetimor, Bardhi dhe Vasili: Këto manovra nuk e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar dje mungesën e mazhorancës në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka shpërthyer në akuza dhe sulme të forta në adresë të saj. Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti Bardhi reagoi i pari për mungesën e mazhorancës, duke e konsideruar si një dëshmi të mungesës së vullnetit për të zbardhur akuzat e ngritura ndaj tyre. “Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 prillit”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”. Nga ana tjetër ditën e djeshme edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar bojkotin e mazhorancës në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, deputeti Vasili shkruan se bojkoti nuk ka asnjë justifikim. “Çfarë turpi! Rilindja bojkoton pa asnjë shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve të 25 prillit! Mbledhjen e kërkuan po vetë për sot në 20 tetor! Pengojnë dhe zvarritin me çdo mjet zbardhjen e 25 prillit. Kanë shumë frikë nga e vërteta”, shkruan nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.