BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Politike

PS braktis sërish komisionin hetimor për 25 prillin, Alibeaj përplaset me drejtoreshën e Kuvendit, valë sulmesh dhe akuzash

PS braktis sërish komisionin hetimor për 25 prillin, Alibeaj

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e tretë e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, e cila u shoqërua përsëri me debate, sulme dhe largime nga salla. Duke mos pasur konsensus për miratimin e rregullores së komisionit, Partia Socialiste doli dy herë nga salla ndërkohë që Partia Demokratike ka vijuar ta zhvillojë mbledhjen pa praninë e tyre. Mazhoranca dhe administrata e Kuvendit i kërkuan ndërprerje opozitës pasi nuk kishin kuorum, veprim ky i cili shtoi akoma dhe më shumë debatet. Drejtoresha e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi paralajmëroi deputetët e opozitës që të linin mbledhjen ndryshe sinjali do të ndërpritej, por ata nuk pranuan madje kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj kërkoi që garda ta nxirrte jashtë drejtoreshën. Ai u shpreh se do të bënte kallëzim penal sa i përket kësaj situate teksa shtoi se administrata e Kuvendit nuk mund të bëhet pengesë për zhvillimin e mbledhjes. “Mbledhja ka filluar, e deklaron kryetari, keni detyrë ta transmetoni deri në fund kur ta deklarojë kryetari. Nëse merrni urdhra të paligjshëm për të ndërprerë sinjalin televiziv, do bëj deri kallëzim penal. Mos u bëni pengesë as ju administrata për pengimin e mbledhjes. Kush je ti që vjen këtu? Do të ketë kallëzim për të gjithë, nga i pari deri në fund. Zonjë po shkel ligjin, do të çoj në kallëzim penal. Garda, zonja nuk është deputete, nxirreni nga salla”, tha Alibeaj. Menjëherë pas kësaj, Kuvendi ndërpreu sinjalin e transmetimit të komisionit për mediat ndërsa PD vijoi mbledhjen duke e transmetuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin Facebook. Alibeaj u shpreh se PS po bën çmos që të pengojë veprimtarinë e komisionit, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ai u shpreh se rregullorja do të miratohet dhe dëshmitarët do të thirren në bazë të ligjit. Sipas tij, administrata e Kuvendit veproi si kamikaz duke ndërprerë sinjalin e transmetimit. “Për të penguar punët e komisionit dhe veprimtarinë e saj për të hetuar iku për herë të tretë. Administrata e Kuvendit u fut në mënyrë kamikazë për të ndërprerë punën e komisionit. Duan të minojmë procesin e hetimit, por nuk kanë për t’ia dalë, dëshmitarët dhe provat do të merren dhe do të thirren në bazë të ligjit. E drejta e çdo deputeti për të kërkuar prova dhe dëshmitarë miratohet pa votim, PS kërkon që këtë të bëjë me votim me shumicën e socialistëve”, tha Alibeaj.

Reagon mazhoranca

Pasi mazhoranca bojkotoi komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, anëtarja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një reagim u shpreh se Kuvendi nuk mund të kthehet në një seli partiake. Gjylameti tha se mazhoranca kërkoi vetëm 5 minuta pushim teksa shtoi se kryetari i komisionit ka shkelur rregulloren. Sipas saj, kryetari duhet të reflektojë dhe komisionit t’i kthehet ligjshmëria. “Kuvendi nuk mund do të kthehet në seli partiake. Kryetari shkel rregulloren e Kuvendit. Ne kemi kërkuar të votojmë rendin e ditës, të zgjidhet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor. Ne bëmë kërkesë për pushim 5 minuta, jo vetëm që nuk u lejuam por kryetari Alibeaj vijoi në kundërshtim me ligjin paligjshmërinë në Komisionin Hetimor ku po rrezikohet veprimtaria e tij. Kryetari abuzon me procedurën që prek opinionin publik shqiptar, e kanë seriozisht hetimin këta? Apo e kanë si justifikim për humbjen e radhës”, tha ajo.

 

Më të lexuarat