BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?! Ja pazari...

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri
x
BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x

Politike

PS dhe PD përplasen për Reformën në Drejtësi, Tabaku i kujton Manjës dosjet 184 dhe 339 dhe akuzon qeverinë se po intimidon SPAK, Spiropali sulmon Berishën për “21 Janarin”

PS dhe PD përplasen për Reformën në Drejtësi, Tabaku i

Veprimtaria e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ulja e ish-kryeministrit Sali Berisha në radhët e socialistëve shkaktuan debate të ashpra në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Sjellja e Berishës se po tentonte të përfaqësonte socialistët e papërfaqësuar dhe të zhgënjyer nga Partia Socialiste në pushtet acaroi përfaqësuesit e mazhorancës, ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryetarin e grupin parlamentar socialist, Taulant Balla. Ata e akuzuan ish-kreun e PD për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm në 21 janar 2011, nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes mes shqiptarëve. Nga ana tjetër, debati për Reformën në Drejtësi u bë mes n/kryetares së PD, Jorida Tabaku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Tabaku përmend dosjet 184 dhe 339, Manja: Drejtësinë po e pengoni ju Eksponentja PD, Jorida Tabaku sulmoi ashpër qeverinë se po nëpërkëmb veprimtarinë e SPAKut lidhur me hetimet për aferën korruptive të inceneratorëve. Ajo e konsideroi skandaloze presionin që kryeministri Edi Rama ushtron ndaj organit të akuzës për krimin e organizuar dhe korrupsionin për të dirigjuar subjektet që duhet të hetohen dhe proceset hetimore. Tabaku kujtoi dhe dosjet e famshme të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër në 2016 (dosja 184) dhe zgjedhje parlamentare në Durrës (dosja 339) në 2017, ku në përgjime dolën funksionare të lartë të PS, administratës dhe pjesëtarë të grupeve kriminale që organizonin shitblerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve në favor të socialistëve.” Nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë, jam në detyrën time që të pyes se ku janë hetimet për dosjet, pse e kërcënoni SPAK? Pse SPAK është bërë organi më i sulmuar? Ku është parë që t’i jepet urdhër një institucioni se çfarë të bëhen? Me këtë thirrje ju drejtohem jo juve, se sot jeni nesër jo, po politikës e pushtetit. 184 dhe 339 janë çështje për hetimin e vjedhjeve. Nëse hetohen, ata persona do të jenë përballë drejtësisë”, u përgjigj Tabaku. Zyrtares demokrate iu përgjigj ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky i fundit akuzoi PD se është pala që pengon veprimtarinë e organeve të krijuara nga Reforma në Drejtësi. Ai ironizoi deputetët demokratë se në pamundësi për t’u përballur politikisht, largohen për të fjetur. “Ata që e pengojnë SPAK janë të krahu juaj, nëse e do saktësisht, i ke pas vetes. Kaq është përgjigjia për këtë, me emra e mbiemra t’i them tani e kush e pengon dhe intimidon SPAK. Raporti im me drejtësinë është se sa herë kanë punë me mazhorancën, ne i përgjigjemi. Kur nuk ju vjen mirë, dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Se ai gjumi ju ka marrë në qafë dhe ju ka sjellë ku jeni”, debatoi ministri Manja me n/kryetaren e PD, Jorida Tabaku.

Më të lexuarat