BREAKING NEWS

“S’ka forcë në tokë ta ndalojë rotacionin”/ Nuk përmbahet Lulzim Basha, reagon ashpër pas takimit me Metën dhe aleatët: Presidenti më informoj me detaje tronditëse

“S’ka forcë në tokë ta ndalojë
x

Politike

“PS dhe PD vendosin për sistemin”, ish-deputetja e pranon hapur: LSI s'ka peshë të madhe!

“PS dhe PD vendosin për sistemin”, ish-deputetja e pranon

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin "45 Minuta" është shprehur se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është çështje dëshire e LSI-së, pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin. 

"Për LSI-në nuk është çështje dëshire, janë dy partitë e mëdha që vendosin për sistemin, se çfarë do të thotë LSI-ja sot apo partitë e vogla pesha nuk është aq e madhe sa dakordësia që duhet të kenë PS-PD. LSI ka pasur qëndrim të prerë që nga 2008 dhe ajo grevë ka qenë domethënëse dhe është ajo që shkaktoi problemet e këtyre viteve, që na futi në ngërç. Ne nuk mund të imponojmë forca të reja se votuesi i ka zgjedhur partitë dhe nuk mund të hidhen poshtë.

Të diskutosh për sistemin tani ka rëndësi, me ndryshimin mund të ketë një drejtë më të madhe, demokratizohen partitë dhe qeverisjen e vendit. E para është emergjente miratimi i reformës, pasi është kusht. Reforma zgjedhore kërkon pakt nga të gjitha palët, të miratohet me konsensus dhe të votohet me të gjitha palët, pasi lidhet me negociatat. Të vendosen piketat e para për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe pa presione. E dytë, Shqipëria ka nevojë për ndryshime madhore Kushtetuese" tha ajo.