Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
“PS do të marrë një ndëshkim që nuk mund ta imagjinojë kurrë”, ish-deputeti i PD kërcënon hapur: Lojëra meskine e të shëmtuara!
Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Mars 2021
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u paraqit sot në Gjykatën e Tiranës lidhur me gjyqin për protestat e banorëve të Unazës së Re.
Me tone të ashpra Balliu u shpreh në një prononcim për mediat se politika po përfshihet në çështjet e drejtësisë dhe ky është një presion politik për t’i mbajtur sot banorët e Unazës nën një presion të vazhdueshëm sepse janë dhe zgjedhjet në datën 25 prill.
“Ne kemi kërkuar bashkimin e çështjeve dhe të bëhet një gjyq sepse bëhet fjalë për një akuzë. Qëllimisht ata nuk kanë pranuar, ndërkohë që disa prokurorëve i kanë dhënë për disa ditë, për disa çështje dhe e përfaqëson një prokuror. Nuk e kuptoj pse nuk e bën prokuroria që të gjitha çështjet, për të gjithë banorët e unazës të bashkohen dhe të bëhet një gjyq.
Arsyeja është e qartë: është një presion politik për t’i mbajtur sot banorët e unazës nën një presion të vazhdueshëm sepse janë dhe zgjedhjet në datën 25 prill. Patjetër që lojëra të tilla, meskine të shëmtuara nuk do të kenë asnjë fuqi për të ndryshuar votën që do të marrin vota për ndryshim me anë të qytetarëve për t’iu bashkuar forcës politike e cila ka denoncuar këtë aferë, Partia Demokratike është ajo parti e cila ka mbështetur jo vetëm banorët e unazës, po të gjithë qytetarët që kanë qenë duke u përballur me afera korruptive për shkak të qeverisë.
Në vend që të arrestohen dhe të futen nëpër burgje ata që vjedhin, këtu arrestohen ata që vidhen. Është pikërisht kjo një arsye më shumë pse Partia Socialiste do të marrë një ndëshkim që nuk mund ta imagjinojnë kurrë. Do të jetë ndëshkim që do t’i vijë nga vota e qytetarëve,” shprehet ai.