BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Politike

PS e KOMBINATIT nuk gjen rehat, pas ikjes së Spiropalit, ikën Petro Koci dhe më pas Gjylameti, vendin e organizimit e merr kjo ministre. Veliaj i beson postin e rëndësishëm

PS e KOMBINATIT nuk gjen rehat, pas ikjes së Spiropalit, ikën Petro

Kombinati duket që nuk po gjen drejtuesin politik për menaxhimin e situatës elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit. Në fillim të vitit në këtë zonë u shfaq Elisa Spiropali e cila më vonë u përqëdrua në rrethinat e qarkut të Tiranës, duke marrë Rrogozhinën, Kavajën, Kamzën e më gjerë.

Pas ikjes së Spiropalit, për të organizuar degën e PS u dërgua Petro Koci, që filloi punën në terren, por që nuk zgjati shumë pasi u largua për të qenë si drejtues politik në Fier.

Blerina Gjylameti, u vendos të merret me kombinatin, por vetëm për një kohë të shkurtër, pasi i duhet të merrej edhe me njësitë administrative rreth Tiranës.

Por Erion Veliaj duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë zonë. Mëngjesin e sotëm, në Asamblenë e Partisë Socialiste të kombinatit, kryebashkiaku prezantoi Belinda Ballukun, ministren e Energjetikës, që ishte vendosur e dërguar politike në Vorë, por që tani, për më shumë mbështetje për Tiranën, është propozuar për të qenë si e deleguar në kombinat.

Më të lexuarat