
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

PS e vendosur për të pastruar politikën nga spiunët para 14 majit, thirrje ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të mos futen në listat e zgjedhjeve lokale

Shkruar nga Dario VELAJ 25 Janar 2023

Partia Socialiste paralajmëroi të gjithë pjesëtarët, bashkëpunëtorët, denoncuesit apo dhe të favorizuarit e ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës komuniste që të mos garojnë për asnjë funksion në zgjedhjet lokale të 14 majit. Nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të partisë në pushtet, Taulant Balla, socialistët japin mesazhin e qartë se do të sulmojnë e delegjitimojnë publikisht të gjithë personat e implikuar me ish-shërbimin sekret shqiptar në kohën e monizmit, që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve për pushtetin e ardhshëm lokal. Paralajmërimin Balla e bëri gjatë një interviste për “Euronews”. Duket se mazhoranca është e vendosur tashmë që të votojë projektligjin para 14 majit për ndalimin e të gjitha kategorive bashkëpunuese dhe të lidhura me ish-Sigurimin e Shtetit që kanë vendosur të votohen për kryetarë bashkish apo këshilltarë të këshillave bashkiakë dhe të qarkut. Por, për të kaluar këtë ligj, mazhoranca duhet të sigurojë vota dhe nga opozita. Fraksioni i PD i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj po heziton në këtë rast, edhe pse në tetor bashkoi votat me PS për të hapur plotësisht dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Balla “kërcënon” ish-sigurimsat: Mos kandidoni në 14 maj, do t’ju diskreditojmë
Eksponenti socialist u tregua i ashpër me të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në komunizëm me organin më famëkeq të diktaturës duke u kërkuar që të mos bëhen pjesë as për përzgjedhje të kandidatëve për zgjedhjet lokale, pasi në rast të kundërt do të denoncohen e diskreditohen publiksht në rastin e parë që do të konstatohen me të kaluar të errët. Balla shtoi se dhe në rastin se këta persona ia dalin të fitojnë mandat zgjedhor lokal, do të shkarkohen menjëherë nga detyra. “Thirrja ime për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit është që të mos tentoni që të hyni nëpër lista këshillash, primare apo për kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, sepse do të humbni mandatin tuaj dhe do të diskreditoheni publikisht në rast se tentoni që të hyni. Do të bëhet transparenca e secilit prej tyre”, tha Balla për “Euronews”.
PS ende pa kandidat për Vlorën, Balla: Do konsultohemi me qytetarët
Për sa i përket garës së PS në zgjedhjet lokale të 14 majit, kreu i deputetëve të selisë rozë u ndal te bashkia e Vlorës, për të cilën ende nuk kanë caktuar kandidatin e tyre. Pasi kryebashkiaku aktual Dritan Leli nuk do të lejohet të konkurojë për një mandat të tretë pas përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, socialistët ende nuk e kanë ndarë mendjen se me cilin emër do të kërkojnë të fitojnë sërish njërin prej bastioneve kryesore të tyre. Për këtë qytet, Balla deklaroi se do të kërkohet jo vetëm mendimi i anëtarëve të PS, por dhe i qytetarëve të Vlorës. “Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që kandidatët tanë do të jetë kryetarët e ardhshëm të bashkive. Ne për këtë nuk mund të konsultohemi vetëm brenda familjes sonë, por duhet një konsultë më e gjerë me të gjithë komunitetin ku kryetarët e bashkive kanë detyrën dhe përgjegjësinë për të shërbyer. Nuk njoh metodë më të mirë se sa sondazhi për të kuptuar vlerësimin për punën e bërë dhe atë që është arritur. PS gjithmonë një nga rezultatet më të mira në shkallë kombëtare e ka në Vlorë, kështu kandidati do u përgjigjet kërkesave votuesve të nderuar të Vlorës”, nënvizoi kryetari i grupit parlamentar të PS për kandidatin e socialistëve që do garojë për kryebashkiak të Vlorës.
Kandidatët e konfirmuar të PS, socialistët mund të aktivizojnë dhe zv/ministrat
Për sa u përket kandidatëve të PS për disa bashki në 14 maj janë: Erion Veliaj në Tiranë, Gledian Llatja në Elbasan, Pjerin Ndreu në Lezhë, Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Emirjana Sako në Durrës. Këta janë momentalisht kryetarë të bashkive respektive. Po ashtu, është përzgjedhur deputeti socialist i Shkodrës, Benet Beci si kandidat i mazhorancës për bashkinë e Shkodrës. Ndërsa shumë gjasa kanë të rikandidohen: Ilir Xhakolli në Pogradec, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, Adrian Gurma në Sarandë, Kastriot Gurra në Librazhd, Ndrec Dedaj në Mirditë dhe Arif Tafani në Belsh, Tërmet Peçi në Tepelenë dhe Eriselda Sefa në Lushnjë. Të sigurtë nuk e kanë rikandidimin janë Armando Subashi në Fier, Safet Gjici në Kukës dhe Rakip Suli në Kamëz. Disa ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se për shumicën e bashkive do rikandidojnë kryebashkiakët në detyrë, ndërsa disa të tjerë kandidatë mund të jenë dhe zv/ministra aktual.
Më të lexuarat


Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Çështja "McGonigal", Sali Berisha hedh deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së ka qenë në SPAK. Zbardh takimet "e fshehta" për arrestimin e tij

“Të zhvishet nga kostumi i KM-së dhe ta shohë drejtësinë amerikane!”/ Gazment Bardhi zbardh prapaskenat e çështjes "McGonigal" dhe zbulon pse e çoi Ramën në SPAK

Berisha plas deklaratën ‘bombë’: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

"Mafia si Big Brother...", Petrit Vasili: I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?
