BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS e vendosur për të shkrirë LSI dhe partitë e vogla, Rama i prerë se nuk do të pritet Venecia për Kodin Zgjedhor, sot dekreti shqyrtohet në Kuvend

PS e vendosur për të shkrirë LSI dhe partitë e vogla, Rama i

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë dje se nuk do të pritet Komisioni i Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim ndryshimet e javëve të fundit, duke mos rënë dakord me heqjen e koalicioneve dhe listat e hapura të kësaj forme. Por nga ana tjetër ai iu drejtua dhe Komisionit të Venecias, duke kërkuar një opinion, me shpresën se PS do të presë përgjigjen nga Strasburgu. Por duket se nuk do të humbet kohë me këtë proces. Ishte vetë kreu socialist Edi Rama, i cili dje në dy reagime u shpreh qartë se dekreti do të rrëzohet dhe komentet e Venecias do të reflektohen kur ato të vijnë. “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga Parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë”, tha kryeministri. Ai nuk kurseu as sulmet ndaj presidentit. Dje Meta foli në një konferencë shtypi se përse iu drejtua Venecias, por Rama e akuzoi Metën se kërkon vetëm rrëmuja. “Ky president i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe qeverisë shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”, tha kryeministri Rama dje. Një tjetër mesazh ndaj presidentit erdhi dhe pas takimit që Rama pati me drejtuesit politikë në qarqe, ku u shpreh: “Do të votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e takimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do e votojmë Kodin siç u votua nga Parlamenti. Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, as Ilir Meta”.

Shkrija e partive të vogla

Këmbëngulja e PS për të mos pritur Komisionin e Venecias do të thotë se ajo është e vendosur për të shkrirë LSI dhe partitë e vogla. Vetë Rama dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës e kanë thënë hapur se LSI do të bëhet hi më 25 prill. Heqja e koalicioneve duket se ka qenë një strategji e mirëmenduar e mazhorancës. Listat u hapën, por u fut dhe kufizimi i koalicioneve para zgjedhjeve duke detyruar PD dhe LSI që të shkojnë të ndara në zgjedhje. Kjo skemë i jep avantazhe PS, pasi mund të formojë qeverinë dhe nëse merr më pak se gjysma e votave. Nga ana tjetër zgjedhjet e 2017 treguan se LSI është më e humbura. Po ashtu kemi një shkërmoqje të partive të vogla. Sipas burimeve, Lulzim Basha do të fusë në listat e tij disa prej aleatëve, si Shehi, Mediu, Dule apo Duka. Por vetëm këta do jenë në renditje parësore, ndërsa anëtarë të tjerë të LZHK, PAA, PBDNJ apo PR do e kenë vështirë të futen në Parlament. Nga ana tjetër parti si PDIU dhe të tjera mund të mbeten pa deputetë fare. Pra me këtë lëvizje PS duket se po i godet të vegjlit.

Sot mblidhet Komisioni i Ligjeve

Mazhoranca ka vendosur të mos humbasë kohë pavarësisht se është kërkuar ndihma e Venecias. Sot Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe pritet rrëzimi tij. Sipas burimeve, plani është që këtë të enjte ai të shkojë për votim në seancë plenare duke mbyllur një herë e mirë këtë kapitull.

Më të lexuarat