Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PS e vendosur për shkarkimin e Ilir Metës, Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda korrikut, ja rruga që do të ndiqet pas miratimit të rezolutës sot në Parlament

Postuar: 13/06/2019 - 09:20

Partia Socialiste vijon të jetë e vendosur për të shkuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit e në të njëjtën kohë edhe për shkarkimin e kreut të shtetit nga detyra. Ndonëse pak ditë më parë presidenti Ilir Meta vendosi të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve, për mazhorancën ky vendim është në shkelje të Kushtetutës, duke e cilësuar atë si “nul”. PS po vijon normalisht fushatën zgjedhore, duke prezantuar kandidatët e vet për zgjedhjet lokale. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se vendimi i presidentit Meta është antikushtetues dhe aspak juridik, duke shtuar se PS po vijon procedurat për shkarkimin e Metës nga detyra. Gjatë një aktiviteti në Gramsh ku u prezantua kandidati për kryetar bashkie, Balla deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, duke shtuar se askush nuk mund të pengojë qytetarët të votojnë. “Të jeni të sigurtë se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017. Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ia heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën. Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”, tha Balla.

Reagon Ulsi Manja

I pranishëm për herë të parë në Gramsh, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se Luli e Monika mbledhin në protesta, po aq njerëz sa PS mbledh në një lagje të Gramshit. Manja u shpreh se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk kanë kthim pas, duke shtuar se presidenti doli nga posti i tij duke u rreshtuar në krah të opozitës, e cila ka dalë në rrugë. “Për ne zgjedhjet e 30 Qershorit nuk kanë kthim pas. Erdha në Gramsh për t’u shkëputur nga zhurma politike në Tiranë sepse është një zhurmë tërësisht për pushtet. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe tani së fundmi edhe presidenti Ilir Meta, që deri para pak ditësh ishte si në hije, me shpirt e zemër tek opozita, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, faktoi se është në një linjë me opozitën që ka dalë në rrugë”, tha Manja.

Shkarkimi i Metës

Po ashtu, mbi vendimin e presidentit dhe procedurat e shkarkimit të tij foli dje edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gjatë një interviste televizive, ajo foli edhe për mocionin për 5 orë, që do të zhvillohet sot nga Parlamenti, e më pas daljen me një rezolutë politike për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sipas saj, në këtë pikë është arritur si pasojë e veprimeve të Metës. “Mocioni me debat në Parlament nuk është këmbëngulje për ta shkarkuar, vjen si rezultat i dekretit të Presidentit. Kuvendi nesër me rezolutë do marrë një vendim politik duke vlerësuar se me dekretin e Presidentit ka shkelje Kushtetuese. Janë një sërë procedurash për të shkuar më pas deri tek shkarkimi. Por ju them që shkarkim i tij nuk është qëllim, nuk ka qenë objektiv, është pasojë e një veprimi të kryer nga Presidenti. Unë e shikoj kaq të thjeshtë”, tha ajo. Gjonaj u shpreh se nëse shkarkohet nga Kuvendi, vendimi do kalojë përmes Kushtetueses, duke shtuar se tashmë kjo gjykatë është në fazën e verifikimit të anëtarëve të saj dhe në fund të korrikut do të plotësohen vendet vakante. Pra, brenda verës do të jetë edhe largimi i Metës nga posti i presidentit. “Për shkarkimin e tij do të duhet të japë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ajo është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikut do të mund të plotësohen vendet vakante”, tha Gjonaj. 

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:47

Është tërhequr nga gara kandidati i pavarur për Bashkinë e Mirditës Gjon Ndoj. Arsyeja e kësaj tërheqje sipas tij është bërë pas dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Postuar: 19/06/2019 - 13:46

Punonjesit e bashkisë së Tropojës kanë shënuar një nga incidentet më të rënda në prag të zgjedhje

Postuar: 19/06/2019 - 13:34

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ka ardhu

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, k

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten