BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Politike

PS-ja mbledh strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

PS-ja mbledh strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të

PS-ja mbledh nesër strukturat e Tiranës, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë edhe një fjalim para elektoralit socialist, në “Parkun Olimpik”.

PS-ja organizoi në Pallatin e Sportit në Elbasan dy ditë më parë takimin e parë, në kuadër të riorganizimit të saj për “sfidën e vitit 2021”, rreth zgjedhjeve të ardhshme.

Mbi përgatitjet për takimin e kryeqytetit, përveç Spiropalit merrnin pjesë ministra, si Etilda Gjonaj, Ogerta Manasterliu, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo edhe figura të tjera të PS-së, si Vorpsi, Bushati, kreu i FRESSH etj.