Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PS-LSI kërkojnë dorëheqjen e 12 anëtarëve të KLD që mbrojtën gjyqtarët e korruptuar, Nishani bën rezistencë

PS-LSI kërkojnë dorëheqjen e 12 anëtarëve të KLD që mbrojtën gjyqtarët e korruptuar, Nishani bën rezistencë

Postuar: 11/07/2014 - 08:08

Merr një tjetër rrjedhë beteja mes mazhorancës dhe dyshes Berisha-Nishani për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Dy aktoret kryesore të koalicionit në pushtet, përkatësisht Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se janë të vendosura për shkrirjen, siç e quajnë ato, të bandës së Bujar Nishanit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me argumentin se ky sekt dhe çerdhe qokash, inkurajon dhe mbron korrupsionin në gjykata. Një ditë pas qëndrimeve zyrtare të PS-LSI, ku shprehën vullnetin e plotë për ndërhyrjen e Kuvendit në KLD, në terren kanë nisur lëvizjet e para. Disa strategji po qarkullojnë me shpejtësi, sa i takon rrugëve që do të ndjekë shumica në pushtet për të nxjerrë Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga duart e Bujar Nishanit, Sali Berishës dhe Elvis Çefës. Strategjia e parë konsiston në nisjen e procedurave për të shkarkuar anëtarët e KLD, të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Strategjia e dytë është në ndryshimin me ligj të përbërjes dhe kompozimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Heqja e kompetencave të Presidentit të Republikës mbi KLD është një tjetër variant, i reflektuar edhe në dokumentin e propozimeve për ndryshimin e Kushtetutës. Por, mazhoranca mund të përdorë edhe komisionin hetimor për të shkarkuar anëtarët e KLD të zgjedhur nga Parlamenti, pasi tashme precedenti është krijuar nga e djathta kur ishte në pushtet me komisionin hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD. Ndërkaq, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mësohet se i kanë kërkuar paraprakisht kreut të shtetit Bujar Nishani, dorëheqjen e 12 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët në konflikt interesi, janë rreshtuar në krah të korrupsionit dhe aferave në gjyqësor, duke votuar kundër përjashtimit të gjyqtarëve që kanë fshehur pasuritë, kanë liruar kriminelë si dhe i kanë kthyer vendimet në pazare. Dorëheqja e anëtarëve në fjalë, është propozimi i fundit për kreun e shtetit Bujar Nishani dhe bandën e tij në KLD. Kërkesa për dorëheqjen e anëtarëve që kanë votuar kundër kërkesave të ministrit të Drejtësisë për përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar, është artikuluar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ky i fundit ka pohuar se rruga më e mirë për anëtarët që kanë skandalizuar të gjithë aktorët dhe faktorët me vendimet e tyre, do të ishte dorëheqja.  
 
Votimi në KLD 
 
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila u karakterizua nga debate, akuza dhe tensione, kanë marrë pjesë në votim 11 anëtarë të KLD. Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Lulzim Lelçaj, Dritan Caka, Dritan Hallunaj, Flamur Kapllani, Hysen Saliko, Ilir Mustafaj dhe Tritan Hamitaj etj., mësohet se kanë votuar kundër ndëshkimit të Gjin Gjonit dhe Ken Dhimës, të akuzuar për fshehje pasurie. Ndërkaq, Gjin Gjoni dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço nuk kanë marrë pjesë në votim. Po ashtu, në votim ka marrë pjesë edhe anëtari Sokol Çomo, i cili ka votuar pro kërkesave të ministrit. Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara deklaroi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.

Postuar: 15/11/2019 - 09:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm udhëzimet për të gjithë ata që duan të bëhen