BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Politike

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin. Takimi do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa pritet të ketë zhvillime të shumta. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka dhënë më shumë detaje. Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se pjesa e parë e Kongresit do t’i dedikohet rrugëtimit 30-vjeçar të PS, ndërsa bëri me dije se në pjesën e dytë të Kongresit do të bëhet prezantimi i programit të PS për mandatin e ri qeverisës. Balla paralajmëroi se do të ketë edhe një riorganizim brenda partisë, po ashtu edhe në administratë. “Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti me shumë rregulla dhe respektimi i këtyre rregullave na bën të kuptojmë sesi po ecën ky subjekt. Pra, do të mblidhet organizmi më i rëndësishëm i Partisë Socialiste, sikurse është Kongresi që do të miratojë procesin e analizës dhe riorganizimit në të gjitha nivelet. Fillojmë nga niveli i organizatave, këshillave socialiste në nivel njësie, të asambleve në nivel bashkie, këshillave koordinues të qarkut, Asambleja Kombëtare dhe në fund tek Kryesia e Partisë”, tha ai. Ndër të tjera, Balla u shpreh se ky vit do të jetë një vit mjaft i rëndësishëm për vendin sa i përket integrimit. Balla theksoi se mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare do të konkludojë më pas edhe me integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “2021-shi është një vit tepër i rëndësishëm për Shqipërinë. Brenda këtij viti do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE që do të konkludojë me hapjen ceremoniale e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ky proces i fundit që çon në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kërkon më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët”, tha Balla.

Pëllumbi flet për lëvizjet në administratë

Ndërkohë edhe Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka folur sa i përket Kongresit të PS dhe lëvizjeve në administratë. Në një intervistë televizive, i pyetur nëse do të ketë lëvizje brenda administratës, Pëllumbi u shpreh se ka nevojë për një “shkundje”. Ai theksoi se administrata duhet që të gjendet sa më pranë problemeve të qytetarëve. “Ka nevojë realisht për ndryshime dhe “shkundje” siç e ka thënë kryeministri. Sa më pranë njerëzve dhe sa më e gjindshme të jetë administrata në problemet me njerëzit, aq më e mirë do të jetë edhe politika e qeverisë. Do të vazhdojmë të rrisim shërbimin e digjitalizimit, duke ulur kontaktin e njerëzve me punëtorët e administratës”, tha ai. Ndërsa duke folur për ligjet e rëndësishme të aprovuara në vitet e fundit në Parlament, Pëllumbi tha se reforma në drejtësi është më e madhja. Ai theksoi se lidhur me reformën është bërë shumë punë e madhe. “Është artikuluar shumë herë që pjesa më e madhe është se jemi marrë me reformën në drejtësi. Me krenari themi se kemi mbyllur kuadrin ligjor, pjesën e administrimit. Kemi bërë një punë mjaft të madhe. Parlamenti e ka parë dhe ka aprovuar ligje që ndikojnë në jetën e njerëzve, Kodin e ri Zgjedhor apo të tjera që nuk kanë bërë lajm të dukshëm, por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve”, deklaroi Pëllumbi.