BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

PS mbyll fazën e parë të verifikimit, Rama javën e ardhshme merr të dhënat e para nga baza për deputetët, nis kalkulimi i listës së kandidatëve

PS mbyll fazën e parë të verifikimit, Rama javën e ardhshme

Partia Socialiste po shkon drejt mbylljes së fazës së parë të verifikimit të performancës së deputetëve aktualë dhe aplikimeve për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Pak ditë më parë kryeministrit Edi Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam” gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, ndërsa u shpreh se deputetët e ministrat do të kalojnë në skaner deri në datën 25 nëntor dhe se në dhjetor piketohen emrat e parë që mbeten jashtë listave sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Por duket se platforma online “anëtarësia.ps.al”, jo vetëm që i ka dhënë frytet e saj, por po shkon drejt mbylljes. Gazeta ka mësuar se kryeministri Rama ka marrë të dhënat e para nga portali. Mësohet se sapo të njihet me të gjitha vlerësimet, qofshin këto pozitive apo negative që janë adresuar për deputetët dhe ministrat, kryeministri Rama do të nisë edhe me kalkulimet e listës së kandidatëve që do të garojnë për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ky proces do të kalojë në disa filtra, ndërsa mësohet se ata deputetë që rezultojnë se ndaj tyre ka pakënaqësi nga baza socialiste, rrezikojnë të mbeten jashtë listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, mësohet se edhe në portalin tjetër “Deputeti që Duam” ka pasur një bum aplikimesh nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur interes për t’iu bashkuar Partisë Socialiste dhe garuar nën siglën e saj si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Valë kritikash në portal për deputetët

Por ajo që bie në sy referuar burimeve, është fakti se shumë qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste janë shfaqur të pakënaqur me performancën e zyrtarëve të lartë socialistë gjatë votimit në platformën online “anëtarësia.ps.al”. Mësohet se ata janë shprehur se deputetët dhe ministrat duken në zonë rrallë dhe se tregohen arrogantë ndaj shqetësimeve të tyre. Po ashtu, mësohet se baza ka ngritur si shqetësim edhe çështjen e punësimeve, duke zbuluar në portal se shumë socialistë janë në rrugë të madhe dhe administratë shtetërore dominohen nga njerëz, madje militantë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra, kjo do të thotë se për të gjithë deputetët ndaj të cilëve ka pasur shumë pakënaqësi nga baza, do të jetë në pikëpyetje të mëdha rikandidimi i tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që në fillim të tetorit të këtij viti, Rama zbuloi detaje nga portali, ku anëtarësia socialiste do të votonte për deputetët. “Ne kemi hapur një procesi inovativ brenda familjes sonë politike si fillim, për vlerësimin e deputetëve dhe deputeteve të grupit tonë parlamentar nga e gjithë familja jonë politike. Është një platformë inovative, ku çdo anëtar dhe anëtare e kësaj familjeje ka akses përmes një çelësi personal dixhital në këtë platformë dhe mund të marrë pjesë në të gjithë proceset brenda platformës, nga vlerësimi i deputetëve dhe deputeteve që është ndërveprimi i parë, tek diskutimet e brendshme, etj. Çdo anëtar dhe anëtare partie do të japë një vlerësim me pikë nga 1 tek 5, në mos gabohem, ku sigurisht 1 është vlerësimi më i ulët, 5 është vlerësimi më i lartë, për si e sheh çdo deputet dhe deputete pas kësaj periudhe përfaqësimi, i bazuar në mbështetjen që ai\ajo ka dhënë, bashkë me të tjerët sigurisht, anëtarë dhe anëtare të PS. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë, për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë. Do të na ndihmojnë shumë edhe për krijimin e skuadrës që do fitojë në 25 prill”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat