BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS merr masa për të disiplinuar deputetët rebelë, ndryshime në rregullore për sulmet dhe fyerjet në sallën e Parlamentit

PS merr masa për të disiplinuar deputetët rebelë, ndryshime

Deputetët rebelë do të ndëshkohen rëndë për çdo akt të dhunshëm që marrin në Parlament. Gjatë seancës parlamentare të javës së kaluar nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edi Paloka sulmoi me shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Për këtë akt, ai u përjashtua për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit. Por kjo nuk është hera e parë që në sallën e Parlamentit ndodhin kësi ngjarjesh. Për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të disiplinuar deputetët që kryejnë akte të tilla, Partia Socialiste ka vendosur ditën e djeshme në mbledhje grupi që të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit. Sipas burimeve të gazetës, për të bërë ndryshimet e nevojshme në rregullore është ngritur një grup i posaçëm nga PS, përmes të cilit pritet të propozohen sanksione të forta për deputetët që përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në Parlament. Grupi që do të merret me përcaktimet e ndëshkimeve në rregullore për këto raste do të drejtohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Burimet i thanë gazetës se një ndër masat që pritet të merret është zgjatja e ditëve të përjashtimit nga punimet e Kuvendit. Nëse tani për një akt të turpshëm a të dhunshëm një deputet përjashtohet për 10 ditë, me ndryshimet e reja pritet që ai të mos marrë pjesë në punime për 15 ditë ose edhe më shumë. Kujtojmë që Komisioni i Ligjeve deri tani ka zhvilluar dy mbledhje për rregulloren e re të Kuvendit, por diskutimet nuk janë mbyllur akoma. Në këtë mënyrë mazhoranca ka përfituar nga rasti për të ashpërsuar masat dhe penalitetet për deputetët rebelë. Pritet që brenda pak kohësh grupi i posaçëm të hartojë një draft me ndryshime dhe t’i paraqesë ato për diskutime dhe miratim në Komisionin e Ligjeve. Përtej ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, në mbledhjen e grupit socialist dje është diskutuar edhe për protestën e organizuar nga protesta ditën e shtunë. Burimet i thanë gazetës se kryeministri Edi Rama u ka thënë deputetëve se në ditën e protestës ka patur kontakte të shumta me ambasadorët e vendeve të huaja në Tiranë. Ata kanë përgëzuar shefin e ekzekutivit për qëndrimin e qeverisë dhe mënyrën sesi ishte organizuar dhe veproi Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës. Ndërkohë, lavde për punën e uniformave blu dhe punonjësve të Gardës thuri dje para vartësve të tij në mbledhje grupi edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Më të lexuarat