BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS nuk humbet kohë, zyrtarizon kandidatët për 5 bashki, debatet në Kryesi bllokojnë emrin në Lushnjë

PS nuk humbet kohë, zyrtarizon kandidatët për 5 bashki, debatet

Ashtu siç gazeta e paralajmëroi, Partia Socialiste nuk ka humbur kohë, teksa ka zyrtarizuar 5 nga 6 kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Dje u mblodh Kryesia e PS, e cila në përfundim të mbledhjes që është shoqëruar me debate të forta, zyrtarizoi emrat e kandidatëve për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë, por jo për Bashkinë Lushnjë, ku duket se përplasjet kanë qenë të forta mes socialistëve për emrin që do të zgjidhej. Sipas burimeve për gazetën “SOT”, ka qenë deputeti Erjon Braçe, i cili më herët kishte bërë thirrej që kandidatët për bashki ta zgjedhë bazë dhe jo forumet e lartë të Partisë Socialiste, si dhe drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla që nuk ka përkrahur emrin e Eriselda Sefës, kryetare e komanduar në Bashkinë Lushnjë. Madje edhe në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Balla theksoi se do të ketë një konsultim të gjerë lidhur me emrin i cili do të zyrtarizohet më 1 shkurt. “Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element. Nuk u përmbyll dot sot, kjo tregon se ky proces nuk është fake, por i vërtetë”, deklaroi Balla.

PS zyrtarizon kandidatët për 5 bashki

Por teksa zoti Balla zbuloi se në mbledhjen e Kryesisë nuk ishte gjetur dakordësia për emrin e kandidatit që do garojë nën siglën e Partisë Socialiste në Lushnjë me 6 mars, drejtuesit e tjerë politikë për bashkitë që do hyjnë në zgjedhje kanë bërë publik emrat një e nga një. Fillimisht ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili nga oborri i selisë rozë, zbuloi se për Bashkinë e Durrësit do të jetë kandidate Emiriana Sako, ndërkohë që konfirmoi debatet për Lushnjën. “Kandidaturat janë përcaktuar, kemi ende një diskutim për Bashkinë Lushnjë. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emiriana Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS”, deklaroi Balla. Ndërsa drejtuesja e qarkut Shkodër, Edona Bilali u shpreh se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër është Majlinda Angoni. “Pas propozimeve të bazës vendosëm që për Bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së Qarkut”, deklaroi Angoni. Ndërkohë drejtuesi politik i Dibrës, Ulsi Manja bëri me dije se Rrahim Spahiu do jetë kandidati i PS për Bashkinë Dibër. “Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55-vjeç, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale”, deklaroi Manja. Nga ana tjetër drejtuesi politik i Partisë Socialiste së Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj zbuloi se Blerim Shera do jetë kandidatët i socialistëve për Bashkinë Vorë, ndërsa Edison Memolla kandidat i PS për Bashkinë Rrogozhinë. “Në Rrogozhinë do vazhdojmë Edison Memollën. Mezi pres si në rastin e Vorës edhe në Rrogozhinë të kemi një rezultat akoma më të mirë. Kemi pasur një diskutim pak më ta gjatë në rastin e Vorës, që ia kemi besuar Blerim Sherës”, deklaroi Veliaj.

Më të lexuarat