Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PS paralajmëron: Politikanët e përfshirë në trafikun e armëve në Gërdec do të ndëshkohen, Berisha i tmerruar nga e kaluara

Postuar: 16/03/2019 - 07:52

Partia Socialiste paralajmëroi dje hetimin dhe ndëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Ishte zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ai i cili përmes rrjeteve sociale lëshoi akuza shumë të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e qeverisë së tij. Sipas Braçes, tragjedia e Gërdecit është një krim shtetëror sepse bëhej trafik armësh dhe municionesh me miratimin e Berishës. “Deri sa të ketë drejtësi, jo, mos e harro kurrë Gërdecin! Ishte dhe është krim i shtetit! Kurrkush nuk mund ta zhbëjë këtë, as vetë e as me prokurorët dhe as me gjykatësit e tij! Thelbi i Gërdecit ishte: Trafiku i armëve dhe municioneve! Demontimi ishte aktivitet plotësues, i qëllimtë, i legalizuar nga qeveria e Sali Berishës për të maksimizuar fitimet. Po e përsëris, thelbi ishte trafiku i armëve! Nuk u hetua kurrë! Nuk guxoi kush ta hetonte! As trafikun, as qeverinë e Berishës, as ushtrinë e tij, as supertrafikantin që e njihnin farë mirë pas emrave të shumëfishtë në Ballkan, të gjithë në listën e zezë të trafikut! Trafiku i armëve prodhoi Fabrikën e Vdekjes!”, tha Braçe. Sipas tij, dëshira për të fituar sa më shumë i shtyu politikanët dhe pushtetarët drejt krijimit të fabrikës së demontimit. “Babëzia i bëri bashkë në Gërdec, donin maksimumin për vete, super-fitimet natyrisht dhe, e ngritën dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjarët e tyre! E zhvilluan atë biznes në kafshëri të plotë, duke shfrytëzuar gra e fëmijë, ju morën shpirtin aty! Janë po të njëjtët njerëz! Nuk kanë ikur kund! Janë mu këtu!”, deklaroi ai. Braçe theksoi se ndëshkimi për të përfshirët në këtë ngjarje nuk do të mungojë, ndërsa shtoi se Sali Berisha tmerrohet sa herë kthen kokën pas nga e shkuara. “Ky vend nuk do të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm e në paqe, pa hetuar e ndëshkuar deri në fund, politikanët e pushtetarët e përfshirë në trafikun e armëve e municioneve nga Gërdeci. Atë dhe aty ku nuk hetua kurrë! Mos harroni, ata janë gjallë dhe në politikë. Nuk kanë ikur, janë po ata! Bëjnë sikur nuk kujtohen për sot, por e djeshmja i tmerron! Sali Berisha i pari, në atë kohë e këtë kohë, ministrat e tij vendimmarrës në qeveri-përjashtuar dy kundërshtues të provuar e të zhdukur prej tij nga PD; ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrisë pas tij, vendimmarrës e të përfshirë në këtë histori; Lulzim Basha anëtar i asaj qeverie e vendimmarrës edhe ky! Askush nga ata që u përfshinë në Gërdec nuk ka ikur”, tha Erjon Braçe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 23:52

Gazetari Denis Dyrnjaja debatoi me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në studion e “360 gradë” në RTV Ora për manipulimin e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Postuar: 21/03/2019 - 23:45

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për mardh

Postuar: 21/03/2019 - 23:29

Shkëlzen Berisha ka komentuar një kabllogram të ambasadorit Amerikan John Withers pas shpërthimit

Postuar: 21/03/2019 - 23:21

Shkëlzen Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ku

Postuar: 21/03/2019 - 23:09

Shkëlzen Berisha, është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal De

Postuar: 21/03/2019 - 23:01

Aktori Laert Vasili dhe ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi debatuan në studion e "360 Gra

Postuar: 21/03/2019 - 22:51

Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasur një përplasje me ish-de