BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

PS-PD koalicion qeverisës për të dëmtuar LSI? Analisti i njohur komenton zërat që po qarkullojnë në media

PS-PD koalicion qeverisës për të dëmtuar LSI? Analisti i

Ditëve të fundit është përfolur se mund të një koalicion qeverisës me bazë të gjerë PS-PD.

Për analistin Alfred Lela, kjo është një tentativë për diversion dhe që synon të dëmtojë LSI-në.

“Të parët janë ata që përfitojnë nga të dyja palët. Që kanë aneks interesash te njëra dhe te tjetra. Në këtë pikë të mosqeverisjes nëse opozita dhe mazhoranca bëhen bashkë atëherë ka humbur komplet kuptimi i garës. Atëherë pse kemi garë dhe pse hapet kjo temë para zgjedhjeve? Unë mendoj se është një mënyrë për të bërë diversion”, tha Lela për Ora News.

Më tej Lela shtoi:

“Ne duhet ti kthehemi historisë për të kuptuar ose për të thënë diçka për të ardhmen. Fallxhorë nuk jemi. Nga mësimet e së shkuarës mund të hedhim 2-3 piketa.PD, në përceptimin publik por edhe në ato që ne dimë, u vra ose u dëmtua në 2017 sepse arriti ti besonte kësaj përralle. Ra në hipnozën e këtij mendimi. Dhe zoti Basha dukej sikur godiste më shumë LSI-në se sa kundërshtarin e madh që ishte PS dhe Rama.

Një gjëje që nuk ja kemi parë hajrin një herë… Aq më tepër 4 vjet më vonë kur hendeku i keqmenaxhimit të punëve të Shqipërisë është zgjeruar”.