BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Politike

PS pranon të negociojë për rishikimin e reformës, Rama: S’kam marrë asnjë platformë nga Meta, gati të ulem në tryezë me praninë e partnerëve

PS pranon të negociojë për rishikimin e reformës, Rama:

Platforma e presidentit për të ndërhyrë tek reforma në drejtësi ka ndezur dhe njëherë debatet politike në vend. Shembja e Teatrit Kombëtar dhe pandemia u harruan brenda ditës nga politikanët dhe të gjithë janë fokusuar tek lufta për të zhbërë reformën në drejtësi. Pas dekonspirimit, Meta doli publikisht dje për të prezantuar platformën me 14 pika, ndërsa bëri me dije që në datën 8 prill ia ka dërguar këtë platformë edhe kryeministrit Edi Rama. Mirëpo kjo deklaratë ka sjellë reagimin e shefit të qeverisë, i cili ka mohuar të ketë marrë një platformë të tillë. Por edhe pse thelbi i saj është rishikimi i reformës, kryeministri u tregua i gatshëm për t’u ulur për bisedim, por me kusht asistencën e ndërkombëtarëve. Pra, duket se edhe Partia Socialiste është dakord për rishikimin e reformës. “Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda e jashtëparlamentare e me partnerët e reformës në drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave, të të gjitha palëve në shqip e anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që presidenti, opozita, institucionet e drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë për drejtësinë dhe integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t'i lërë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, Parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka dezhurnin””, ka deklaruar Rama.

Përgjigjet Ilir Meta

Por pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i presidentit Ilir Meta, i cili ka sulmuar kryeministrin Rama duke e cilësuar si një gënjeshtar. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka deklaruar se dërgesa është bërë në datën 8 prill dhe sipas tij ky është një fakt. Ai ka theksuar se ia ka dërguar ambasadores Yuri Kim platformën 14 pikëshe. “Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kundërpërgjigjet Rama

Sakaq pas reagimit të presidentit Ilir Meta ka ardhur reagimi tjetër i shefit të qeverisë. Pasi Meta e cilësoi si gënjeshtar, kryeministri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Për Ramën drafti i Metës prej 14 pikash është njësoj si të bashkohet "vaji me uthullën". Reagimi i tij ka qenë ironik ndaj deklaratës së Metës, i cili fillimisht tha se ia kishte dërguar Ramës e më pas deklaroi se ia kishte dërguar ambasadores Kim. Sakaq Rama është shprehur se ambasadorja e SHBA nuk është shërbim postar, kjo për të ironizuar deklaratën e presidentit. “Që unë s'gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s'di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t'i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit”, ka shkruar kryeministri Rama. Javën e fundit, reforma në drejtësi është rikthyer në vëmendjen e palëve politike. Sakaq ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim hodhi dyshime për pazare nga politika, por presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk e ka me të, duke drejtuar gishtin te Rama.

Më të lexuarat