Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PS rrëzon Bashën dhe Kryemadhin, s’ ka veting pa hetuar pasurinë e fëmijëve të Berishës dhe pa hapur dosjet që mbylli Llalla, ja diskutimet në mbledhje

Postuar: 11/09/2018 - 10:30

Partia Socialiste ka rrëzuar planet e opozitës sa i takon vetingut në politikë. Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se është parimisht dakord me propozimin e Bashës, dje PS është rreshtuar kategorikisht kundër draftit të depozituar në Parlament nga PD. Çështja vetingut në politikë ka dominuar dje mbledhjen e grupit të PS, e cila u drejtua nga Taulant Balla, për shkak se kryeministri ndodhet jashtë. Balla është shprehur hapur në mbledhje se propozimi i Bashës dhe Kryemadhit është një lëvizje strategjike për të bllokuar SPAK dhe BKH dhe për të shpëtuar Sali Berishën dhe veten nga reforma. Balla e ka bërë të qartë se PS nuk do të pranojë asnjë lloj vetingu nëse nuk përfshihen familjarët e politikanëve dhe pasuria. Ai është shprehur hapur se nuk mund të ketë veting pa u verifikuar pasuria e fëmijëve të Sali Berishës, bashkëshortes së Bashës, familjarëve të deputetëve, ose pa rishikuar dosjet e bujshme të korrupsionit që janë mbyllur nga Adriatik Llalla. “Propozimi i Bashës është i dështuar dhe propagandë politike. Propozimi është njësoj si t'i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për veting të vërtetë. Reforma në drejtësi e garanton 100%. Byroja Kombëtare dhe SPAK që garantojnë plotësisht vetingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët, por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve”, mësohet të ketë thënë Balla. Ai ka deklaruar se PS është gati të nisë negociatat me PD që të bëhet vetingu në politikë, por nuk do pranojë që të pengohet reforma në drejtësi dhe të amnistohen familjarët e deputetëve apo të kalojnë paq të gjithë ata që i kanë të hapura punët me drejtësinë. PD ka shumë ish-ministra që i kanë shpëtuar drejtësisë, por PS synon që të ketë një rishikim të dosjeve për ta. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se PD dhe LSI duan veting për të anashkaluar SPAK. Sipas Kushtetutës, do jetë kjo prokurori speciale që do kalojë në sitë Presidentin, kryeministrin, ministrat, ish-ministrat, ish-kryeministrat, deputetët, krerët e KLGJ, KLP, etj. Por sipas socialistëve, opozita kërkon një veting paralel me komisione të ngritura me njerëz të caktuar, në mënyrë që më pas të mbyllet goja e SPAK. Dje në mbledhje u vendos që drafti aktual i PD nuk do pranohet, por dakordësia do jepet vetëm nëse futen familjarët dhe ka verifikim pasuror dhe të rishikohen dosjet e korrupsionit.

Vendimet e mbledhjes

Dje grupi parlamentar i Partisë Socialiste votoi përjashtimin e Gjetan Gjetanit. Ishte kryeministri Edi Rama që e paralajmëroi në Asamblenë e mbajtur më datë 7, ndërsa dje gjithçka u zyrtarizua. Sipas burimeve, Balla ka deklaruar në mbledhje se sjellje të tilla janë të papërshtatshme. Ai është shprehur se PS është si një familje dhe askush nuk duhet të dalë publikisht dhe të sulmojë, pasi gjithçka mund të zgjidhet brenda tyre. Nga ana tjetër, Balla ka dhënë direktiva për zbatimin e vendimeve të marra në Asamblenë e PS. Ai ka kërkuar që të gjithë të dalin në terren dhe të nisin angazhimin për zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët kanë marrë udhëzime të qarta se këto zgjedhje janë vendimtare për PS, pasi do të tregohet realisht se sa është mbështetja në radhët e qytetarëve. Po ashtu Balla ka deklaruar se tani të gjithë kryebashkiakët do të jenë në test. Rikandidimi i tyre do varet nga turi i llogaridhënies që do mbahet, i cili do të mbikëqyret nga deputetët dhe ministrat./Kliti TOPALLI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 23:30

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ foli edhe në lidhje me frikën e bosëve të krimit nga shteti dhe ligji.

Postuar: 13/11/2018 - 23:20

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ u pyet në

Postuar: 13/11/2018 - 23:07

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën

Postuar: 13/11/2018 - 22:58

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komen

Postuar: 13/11/2018 - 22:56

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur për për ish- ministrin Tahiri.

Postuar: 13/11/2018 - 22:48

Kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi.

Postuar: 13/11/2018 - 22:46

Prej disa ditësh, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eri