BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS siguron 97 vota për shkarkimin e Metës, ja kush votoi pro dhe kush braktisi seancën, Angjeli kafe me presidentin, por voton kundër tij

PS siguron 97 vota për shkarkimin e Metës, ja kush votoi pro dhe kush

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra duket më afër se kurrë. Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota pro ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë veprimtarinë e sidomos deklaratat e presidentit Meta, para dhe gjatë fushatës zgjedhore, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas rregullores dhe Kushtetutës për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nevojitet 94 vota në Parlament, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur të sigurojë dje 97 vota, duke treguar se shkarkimi i kreut të shtetit është plotësisht i arritshëm.

Ja deputetët që do t’i japin goditjen finale Metës

Gazeta ka siguruar procesverbalin e votimit të djeshme, ku janë plot 97 deputetët që kanë dhënë votën pro ngritjes së kromosnit hetimor që do të hetojë presidentin Meta, ndërsa 6 deputetë kanë votuar kundër, 1 ka abstenuar dhe ka pasur edhe deputetët që kanë munguar ose nuk kanë marrë pjesë në votim. Kështu, festivalin e deputetëve që kanë votuar pro ngritjes së komisionit dhe që është një sinjal që në këtë linjë do të votojnë edhe kur në Parlamentin e Shqipërisë të shkojë raport për shkarkimi, janë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla. Po ashtu, pro ngritjes komisionit hetimor kanë votuar në unison thuajse gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duke filluar nga Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Elisa Spiropali, Besnik Bare, Spartak Braho, Erion Braçe, Ogerta Manastirliu, deri tek Senida Mesi, Ilir Beqaj, Evis Kushi, Mirela Kumbaro, etj. Sakaq, pro ngritjes së komisionit hetimor ka votuar edhe deputeti i PS, Anastas Angjeli, i cili njihet si mik i afërt i presidentit Meta. Madje, votimi i zotit Angjeli ishte surprizë, pasi ditën e djeshme ai u pa në kafe me zotin Meta, ndërkohë që në seancën plenare ka bashkuar votat me kolegët e tij socialistë, duke i dhënë kështu “goditje nën brez” presidentit. Ndërkohë, votën pro duke e bashkuar me socialistët e kanë dhënë edhe deputetë të opozitës si Myslim Murrizi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Alban Zeneli, Edmond Stojku, etj. Nga ana tjetër ka pasur edhe deputetë që kanë dalë hapur krah presidentit Meta, të cilët janë 6 dhe që kanë votuar kundër ngritjes së komisionit hetimor. Gjashtë deputetët janë të opozitës dhe lista udhëhiqet nga Elda Hoti, e më pas nga deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Adriatik Alimadhi. Ndërsa deputeti opozitar, Ralf Gjoni ka zgjedhur që të abstenojë. Pra, i gjithë ky votimi tregon se mazhoranca ka arritur të sigurojë plot 97 vota nga 94 që nevojiten për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga detyra.

Bushka akuza Metës

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në cilësinë e relatores në Komisionin e Ligjeve që hartoi raportin kundër presidentin Ilir Meta, renditi të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e kreut të shtetit para dhe gjatë fushatës elektorale. Prerë dhe qartë, zonja Bushka akuzoi presidentin Ilir Meta se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. “Të gjitha aktet e kryera nga Presidenti janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe denigrojnë figurën e Presidentit. Komisioni i Ligjeve ka vlerësuar kërkesën e grupit të deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe në përfundim të vlerësimit dhe diskutimeve komisioni ka arritur në përfundimin se kërkesa e 49 deputetëve nga pikëpamja formale proceduriale plotëson kushtet në Kushtetutë, ndaj i propozon seancës plenare të miratojë propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor që të hetojë në lidhje me shkeljet që listohen nga deputetët”, deklaroi ai. Në përfundim të fjalës së saj, deputetja Bushka u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të votojnë dhe t’i hapin rrugë ngritjes së komisionit hetimor për të hetuar shkeljet e Presidentit Ilir Meta. “Duke qenë edhe relatore e kësaj çështje në Komisionin e Ligjeve, për hir të demokracisë dhe standardeve më të mira ju bëj thirrje t’i hapim rrugë një hetimi që do t’i japë përgjigje kësaj kërkese”, nënvizoi Bushka.

Më të lexuarat