BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

PS siguron mbi 84 vota për reformën zgjedhore, përçahet opozita parlamentare, disa deputetë deklarojnë votën pro draftit të 5 qershorit

PS siguron mbi 84 vota për reformën zgjedhore, përçahet

Mazhoranca duket se ka siguruar votat e nevojshme për të miratuar draftin e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Ditën e djeshme 5 deputetë të opozitës parlamentare dhe i përjashtuari nga Partia Socialiste, Gjetan Gjetani, deklaruan se do të votojnë marrëveshjen PS-PD. Sipas përllogaritjeve duket se PS ka siguruar votat për të kaluar në draft. Grupi socialist ka 74 deputetë. Nëse shtojmë 3 deputetë të PDIU dhe Robert Bitrin shkohet në 78 vota. 6 deputetë kanë deklaruar votën pro, pra janë fiks 84 votat e nevojshme për miratim të marrëveshjes.

Përçahet opozita

Sakaq i pari deputet që u shpreh pro marrëveshjes dhe deklaroi publikisht se do të votojë pro draftit ishte Artur Roshi. Në një deklaratë për shtyp ai tha se bashkë me disa deputetë, ata do japin votën pro marrëveshjes, pasi është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me BE. “Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave”, tha ai. Nga ana tjetër për t’ju përgjigjur dhe akuzave të PD, se po përdoren nga kryeministri ka reaguar në një prononcim për mediat, deputeti Lefter Maliqi pohoi se votat për të miratuar këtë reformë janë plotësuar, duke treguar këtu se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama. “I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”, tha ai. Votën pro deklaruan edhe Fatjona Dhimitri me Gjetan Gjetanin.

Ja reagimi i Myslim Murrizit

 Deklaratat e 5 deputetëve për votën pro të marrëveshjes ka revoltuar tepër deputetin e opozitës së re, Myslim Murrizi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar me ironi veprimin e deputetëve, duke thënë se ata janë tradhtarë dhe hajdutë si palët e marrëveshjes. “Hajdutët e politikës shqiptare dhe spurdhjakët politikë që harxhojnë paratë e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriget e pushtetit nuk mund të mbajnë peng 5 milionë shqiptarë. Koha kur një Gjerman i jepte urdhër Europës ka perënduar më datë 9 maj 1945. Deklaratat e sotme të 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në Kuvend. Tashmë “kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qenë hakmarrje ndaj deputetëve që ishin në Kuvend deri në atë kohë. I uroj suksese rikthimit të PD dhe LSI në Parlament, por duhet të rihapin tenderin për të gjetur edhe 1 deputet tjetër që të arrijnë formimin e një grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”, shkruan Murrizi. Ndërkohë Murrizi deklaroi se ata nuk kanë për të arritur të mbledhin të 84 votat e nevojshme, pasi qytetarët duan lista të hapura dhe ashtu do të veprohet. “Shqipëria dhe shqiptaret nuk hyjnë në BE nga firma e asnjë hajduti që kanë mbajtur Shqipërinë jashtë Europës prej 30 vitesh. Sado të përpiqen trastaxhinjtë për të arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa këllqe dhe pa moral në kundërshtim me atë që vetë kanë deklaruar prej 13 muajsh. Kurrë nuk do ja arrijnë dot. Shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t’i ndalojnë dot një grusht individësh që janë sot në Parlament, por prej 25 vitesh kanë kandiduar për drejtor”, shkruan ai.

Më të lexuarat