BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

PS u shpall “luftë” deputetëve të Berishës, Gogu: Kush thyen rregulloren do të përjashtohet nga Parlamenti

PS u shpall “luftë” deputetëve të Berishës,

Socialistët do t’i qëndrojnë vendimit të tyre. Çdo deputet, mbështetës i Sali Berishës, që thyen rregulloren e parlament do të përjashtohet. I fundit në listën e gjatë të të përjashtuarve nga 5 deri në 10 ditë nga kuvendi pritet të jetë demokrati Edmond Spaho. Për të nga PS është paralajmëruar përjashtimi për 20 ditë. Në të fundit mbajti të bllokuar foltoren, dëmtoi mikrofonin dhe i ra bilbilit gjatë gjithë seancës parlamentare. Toni Gogu, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, u shpreh në një media këtë fundjavë se socialistët do të ndëshkojnë çdo sjellje që jo vetëm është në kundërshtim me kodin e etikës dhe rregulloren e kuvendit, por edhe me edukatën qytetare. “Partia Socialiste do të sigurojë që kurrë mos t’i hiqet fjala opozitës, kurrë, sepse është një përjetësi shumë e keqe që ka pasur PS, kështu që ne do tu vazhdojmë tu japim atyre fjalën sa herë që të mundim, ama do të ndëshkojmë çdo sjellje që jo vetëm është në kundërshtim me kodin e etikës dhe rregulloren e kuvendit, por unë besoj që është në kundërshtim me edukatën qytetare. Kemi përjetuar tortura që besoj i kanë përjetuar në Dachau apo në Aushvic”, deklaroi ai. Nënkryetari i grupit parlamentar të socialistëve Toni Gogu thotë se konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike nuk mundet të importohen në sallën e kuvendit.“Opozita zgjedh që atë sherrin që kanë mes vetes së tyre, ta sjellin këtu dhe të bëjnë sikur është sherri i shqiptarëve, ndërkohë që jam i bindur që në çdo familje shqiptare ajo gjëja nuk ndodh. Pse kemi kaq shumë deputetë të cilët nuk duan të flasin për çështje që shqetësojnë shqiptarët, por duan të flasin për disa çështje që i interesojnë vetëm  një njeriu të cilit po i vjen ora e drejtësisë”, nënvizoi Gogu. Prej fillimit të sesionit të ri parlamentar, kaosi është bërë kryefjala e seancave parlamentare. Demokratët akuzojnë Edi Ramën se me përjashtimet e njëpasnjëshme ai po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës për çështje me interes publik si ajo e “McGonigal”.

Më të lexuarat