Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PS zgjodhi kryetaren e re, Voltana Ademi flet para protestuesve dhe zbulon vendimin e saj: Farsë kriminale! ( E PLOTË)

Postuar: 19/08/2019 - 13:18

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj para mbështetësve të PD-së të cilët ndodhen brenda ambienteve të bashkisë.

Ademi është shprehur se do të jetë në detyrë si kryebashkiake deri në momentin kur të sigurohen zgjedhje të lira jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë.

Sakaq, konstituimin e sotëm të këshillit të ri, ajo e ka cilësuar si mbledhje farsë.

“Qyteti i Shkodrës është qyteti, dhe bashkia e qytetarëve të Shkodrës dhe askujt tjetër dhe të gjithë bashkë kemi detyrën dhe ta duam vendin tonë. Shkodra më shumë se gjithëkush e ka demostruar këtë dhe unë jam shumë e emocionuar për këtë. Votimet e 30 qershorit një farsë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë do të zhbëhen, këtë e thotë populli. Në të ashtuquajturën mbledhje farsë, biles edhe kriminale kurrsesi askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Nuk lejojmë një uzurpator të pushtojë qytetin. Për këtë e kanë meritën vetëm njerëzit, ata që e kanë demonstruar, shkodranët. Unë nuk lodhem së falenderuari sepse Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin. Do të kem detyrën që të jem kryetare e bashkisë deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne edhe për të gjithë Shqipërinë, që të sigurojmë zgjedhje të vërteta. Ajo që demonstroi Shkodra është në të gjithë Shqipërinë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Kjo që u bë sot është një demonstrim i së vërtetës. Nuk mundet askush të vendosë në emrin e popullit”, tha Ademi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2019 - 23:59

Mbledhja e qeverisë e programuar për marrjen e masave për përballimin e tërmeteve është shtyrë nesër në orën 11:00.
 

Postuar: 21/09/2019 - 22:09

Teksa vendi është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm, në rrjet nuk kanë munguar as memet të cilë

Postuar: 21/09/2019 - 21:38

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ndihet i lehtësuar që nuk ka asnjë jetë të humbur nga tërmet i fo

Postuar: 21/09/2019 - 20:58

Pas tërmetit të fuqishëm mblidhet Shtabi i Emergjencës në Qarkun e Elbasanit, ku i pranishëm ka q

Postuar: 21/09/2019 - 20:32

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkund

Postuar: 21/09/2019 - 20:19

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm për s

Postuar: 21/09/2019 - 19:46

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin