BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Pse Basha nuk e konfirmoi menjëherë pjesëmarrjen në tubimin i Metës? E thotë hapur ish-deputeti dhe zbulon porosinë e demokratëve

Pse Basha nuk e konfirmoi menjëherë pjesëmarrjen në tubimin

Sekretari ligjor i PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin ‘Ilva Noë’ pranoi se edhe PD do të jetë pjesë e tubimit të thirrur nga kreu i shtetit, ndërsa mohoi të ketë pasur ndonjë hezitim nga e djathta për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje.

Teksa tha se jo vetëm ai, por edhe opozita do të shkonin në tubim në radhë të parë si qytetarë të thjeshtë në mbrojtje të kushtetutës, Gjata argumentoi vonesën e konfirmimit të pjesëmarrjes nga ana e kryedemokratit me faktin se PD është një parti disiplinare, që funksionon mbi bazën e strukturave.

“Ne marrim pjesë e para si qytetarë, pastaj si opozitë. Që kur kemi dalë në protesta, që në shkurt u kemi thënë shqiptarëve dil për veten jo për PD. Ne po udhëheqim pakënaqësinë, jo të rrëzojmë këtë parti, të vijmë në pushtet, PD do vijë në pushtet me zgjedhje demokratike. 2 marsi kërkon rikthimin e kushtetutshmërisë në vend. Për këtë i bashkohemi presidentit”, tha z. Gjata.