BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Pse demokratët nuk duan që të hiqen koalicionet? Sekretari i Partisë Demokratike zbulon arsyen

Pse demokratët nuk duan që të hiqen koalicionet? Sekretari i

Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka komentuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama.Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend.

Sipas tij, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese.

“Shkaku kryesor është që Edi Rama po mundohet me të gjitha mënyrat të mbulojë çfarë po ndodh ne Shqipëri. Ju lajme të parë nuk kishit ndryshime kushtetuese, por Covid. Sot kishim 117 raste, dje kishim edhe katër të vdekur. Ky njeri nuk është në gjendje të menaxhoje asgjë. Çdo gjë e hap vetëm për të mbuluar paaftësitë e tij. Çon ndryshime kushtetuese, hap projekte 3D, sajon turli lloj ngjarjesh.

Momenti i dytë, shkatërrimi i ekonomisë, bizneset që po mbyllen. 17 mijë shqiptare humbën punën. I thotë mendja do të ndërrojë Kushtetutën. Kush e ka këtë luks të bëjë gjëra të tilla. Pa dashur ti hymë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër tij.

Po ndryshove kushtetutën duhet të ndryshosh edhe kodin, pra ra marrëveshja. Po e bën se ka frikë nga humbja e zgjedhjeve. E drejta e koalicionit është standard demokracie.  

Këta e bënë marrëveshjen, tani pse po e prish? Sepse e di që do humbë. Ai nuk del forcë e parë. Por të mos lejojë asnjë të dalë forcë e parë. Sepse fitorja e opozitës së bashkuar është e llahtarshme. Ai këtë po e bën se është i humbur. Me këtë që po bën Edi Rama po merr në humnerë të gjithë PS. Ai është i humbur,  çështja kryesore është ta shtyjë sa ta shtyjë”, u shpreh Gjata.

Po ashtu, demokrati u pyet se përse PD nuk është dakord me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa u shpreh: “Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo Xhafo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese”,-tha ai për Abc News.