BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Pse është fshehur Erion Veliaj për kartën e studentit dhe a i nxori ai dokumentet për Unazën e Re për të zhdukur rivalët?

Pse është fshehur Erion Veliaj për kartën e studentit dhe a

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka intensifikuar lëvizjet kundër kryeministrit Edi Rama. Teksa çdo ditë që kalon afrohen zgjedhjet vendore, Veliaj më shumë po e ndien presionin e moskandidimit. Për këtë arsye kryebashkiaku po lëviz të gjithë gurët e mundshëm për të eliminuar kundërshtarët dhe goditur Ramën. Ditët e fundit vendi zien nga protestat dhe si për çudi i vetmi person që është zhdukur dhe nuk flet për studentët është ai. Gazeta e deklaroi disa herë se shumë prej studentëve që nisën protestat janë njerëz pranë tij dhe nuk ka më diskutim se ai ka dorë në organizimin studentor. Por pyetja që shtrohet është se përse Veliaj nuk merr përgjegjësi për kartën e studentit? Një ndër pikat që studentët kërkojnë të realizohet është ajo e kartës së studentit. Kur erdhi në krye të bashkisë, Veliaj e premtoi se do e realizojë këtë gjë. Madje ai akuzoi Bashën se dështoi me kartën e studentit. Sot që studentë protestojnë, ai është fshehur. Veliaj është zhdukur nga ekranet dhe qëndron në prapavijë. Pse kryebashkiaku nuk del të marrë përgjegjësitë që i takojnë, pasi është detyra e tij të përmbushë këtë pikë të kërkesave të studentëve. Por ditët e fundit janë shtuar dyshimet se dhe pas skandaleve që kanë shpërthyer për Unazën e Re fshihet ai. Pyetja tjetër që shtrohet është nëse ishte Veliaj ai që ndihmoi që të dilnin në media dokumentet për aferën e Unazës së Re? Askush nuk e mohon që kemi të bëjmë me një skandal, por dyshimet janë se dokumente që dalin çdo ditë në media dhe nga PD i nxjerr dikush i brendshëm. Duket se sytë janë te Veliaj.

Lufta ndaj rivalëve

Kryeministri Edi Rama deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal se do e rikandidojë Erion Veliajn. Zërat janë shtuar se kryebashkiaku më 30 qershor merr valixhet. Duke e ditur këtë gjë, Veliaj ditët e fundit ka filluar të godasë dhe eliminojë kundërshtarët. Brenda PS, 3 emrat që përfliten si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës janë: Ogerta Manastirliu, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla. Por që të tre, Veliaj i goditi dhe në një farë mënyre i eliminoi si kandidatura. Manastirliu ishte e para që u sulmua përmes njerëzve të Veliajt te Lëvizja për Universitetin, duke e akuzuar se ka bërë plagjiaturë me doktoraturën. Dyshimet janë se u sulmua Damian Gjiknuri, ditët e fundit po dalin dokumente e fakte për Unazën e Re. Ndërsa emri i tretë është Nikolla, pasi studentë janë në rrugë kundër saj. Pra Veliaj duket se prej kohësh ka punuar me strategji dhe tani po godet nga të gjitha anët qeverinë dhe sidomos ata që i rrezikojnë karrigen.

Aleancat e Veliajt

Erion Veliaj nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Edhe këta të fundit po ashtu nuk e kanë sulmuar kurrë, përkundrazi kanë thurur elozhe ndaj tij. Të tre këta personazhe janë bërë bashkë vetëm për një qëllim, rrëzimin e Ramës. Pasi mori fund koalicioni mes PS dhe LSI, Ilir Meta e deklaroi hapur se do të rikthehet me socialistët vetëm kur të ikë Rama. Sinjalet janë të qarta se Meta po përdor Veliajn për të rrëzuar shefin e qeverisë. Rama gjatë gjithë këtyre viteve në politikë ka arritur të godasë fort si Metën, ashtu dhe Berishën e Bashën. Berishën e shpartalloi në zgjedhje dhe e detyroi të dorëhiqet. Po ashtu dhe Bashën e mundi thellë, ndërsa Metë si mbylli gojën duke e bërë president. Por Meta duket se Meta po përdor Veliaj si kalë troje. Rama në zgjedhje është vështirë të mundet dhe po tentohet të rrëzohet nga brenda. LSI po jep çdo ditë sinjale se do jetë në aleancë me PS nëse atë e drejton Veliaj.

Kliti Topalli

Më të lexuarat