BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Pse hapja e negociatave pikëlloi kaq shumë Berishën? Ja si po i ikën nga duart drejtësia dhe rreziku nga SPAK e BKH

Pse hapja e negociatave pikëlloi kaq shumë Berishën? Ja si po i

Personi më i pikëlluar nga hapja e negociatave të BE me Shqipërinë është padyshim Sali Berisha. Ish-kryeministri, i cili do që ta shohë vendin në kaos dhe në luftë, ka dalë hapur kundër integrimit, ndërsa ka treguar qartë se është tmerruar nga vendimi pozitiv i ministrave të Jashtëm dje.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha dukej që po mbante zi për këtë vendim. “PO për Shqipërinë është “PO” në thonjza! Realisht një SNUK! Kjo është e vërteta e vendimit të Bashkimit Europian për negociatat! Narkopropaganda e narkoqeverisë përsëri po u fsheh të vërtetën shqiptarëve lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Berisha. Por çfarë e ka alarmuar ish-kryeministrin? Së pari hapja e negociatave është një goditje e fortë ndaj të gjithë armiqve të reformës në drejtësi. Dyshja Meta-Berisha nuk e kanë dashur këtë reformë dhe gjithmonë i kanë futur shkopinj në rrota.

Hapja e negociatave do të thotë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas dhe e gjithë perandoria e Berishës në sistemin e drejtësisë do të bjerë. Që nga “Plepat” e famshëm e deri në 2013, të gjithë të emëruarit në drejtësi ishin besnikë të familjeve Berisha-Meta. BE tashmë do të hapë kapitujt 23-24 që do të ndihmojnë në çuarjen në fund të vetingut dhe reformës në drejtësi. Kjo do të thotë se ata gjyqtarë e prokurorë të kapur politikisht do të bien. Por sinjalet janë se Berisha i druhet dhe një elementi tjetër që do të sjellin negociatat, atë të luftës ndaj korrupsionit.

BE kërkon rezultate konkrete dhe në prokurori kemi disa dosje voluminoze, mes të cilave dhe dosje ndaj vetë ish-kryeministrit. Dosja e CEZ është në Apel dhe nëse kthehet për rishqyrtim, me gjasa kalon në SPAK. Po ashtu në Prokurorinë e Posaçme kemi një padi të Izet Haxhisë ndaj Berishës dhe një padi të juristit Romeo Kara ndaj Berishës dhe Metës. Ndërkohë ndër vite janë mbyllur në mënyrë të fshehtë shumë dosje për ministrat e Berishës, të cilat mund të gjejnë dritën e hapjes. Pra të gjitha këto duket se i kanë futur të dridhurat ish-kryeministrit.