Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Pse Holanda i tha jo negociatave?’, vjen reagimi i PD duke i bërë kërkesën e pazakontë Ramës

Postuar: 12/06/2019 - 20:38

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë shqiptarët se pse Holanda vendosi kundër hapjes së negociatave.Në një reagim, numri dy i Partisë Demokratike, thotë se Holanda vlerëson se Shqipëria nuk ka rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai shton se kryeministri është gati të sakrifikojë demokracinë për pushtetin e tij kriminal.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin evropian dhe mundësinë për mirëqenie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:47

Është tërhequr nga gara kandidati i pavarur për Bashkinë e Mirditës Gjon Ndoj. Arsyeja e kësaj tërheqje sipas tij është bërë pas dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Postuar: 19/06/2019 - 13:46

Punonjesit e bashkisë së Tropojës kanë shënuar një nga incidentet më të rënda në prag të zgjedhje

Postuar: 19/06/2019 - 13:34

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ka ardhu

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, k

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten