Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Pse mbahet i arrestuar polici kur nuk gjendet denoncuesi?”, Sandër Lleshaj jep përgjigjen që nuk pritej (VIDEO)

Postuar: 12/02/2019 - 12:19

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare. Gjatë vizitës Lleshaj nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve.

Për rastin në fjalë ai tha se problemi më i madh që duhet zgjidhur për momentin është të gjendet denoncuesi, pasi nuk dihet kush është personi që ka bërë denoncimin për policin.

-Keni thënë që fytyra e policëve do jetë edhe fytyra juaj…kështu ju kemi dëgjuar që nëse shihni policë që nuk sillen mirë atëherë ai do jem unë…

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve

-Ju përfaqëson ai polic?

Leshaj: Cili polic?

-Polici për të cilin ka një videoskandal…

-Lleshaj: Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë

-Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes…

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?

-Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?

Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial fakti që s’kemi është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 23:06

Në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ku ka folur për situatën politike në vend, Meta i është përgjigjur edhe pyetjes provokuese nëse Monika i bënte presion në shtëpi për datën e zgjedhjeve, apo të tjera si

Postuar: 18/08/2019 - 22:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka bë

Postuar: 18/08/2019 - 22:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 k

Postuar: 18/08/2019 - 21:52

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur sot në mbr

Postuar: 18/08/2019 - 19:19

I ftuar në studion e FaxNews ka qënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kometua