BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

‘Pse nuk e tregon qëllimin e vërtetë, do ta marrësh një ditë PS-në?’, Meta i jep përgjigjen e prerë Arian Çanit

‘Pse nuk e tregon qëllimin e vërtetë, do ta marrësh

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetari Arian Çani se cili është qëllimi i tij i vërtetë dhe a është që të marrë një ditë drejtimin e PS-së, presidenti ka deklaruar se qëllimi i tij është të çojë Shqipërinë në BE.

“Pse nuk i tregoni shqiptarëve të vërtetën, që një ditë ti do të bëhesh kryeministri i Shqipërisë? Është e pamundur që një lider politik si ju të më thoni se ‘shiko unë kaq e kisha, ëndrra ime ishte Europa dhe kaq’. Je njeri ambicioz në politikë, cila është e ardhmja juaj?”, e pyeti Arian Çani presidentin.

“PS-së aty e kisha. Unë dua të çoj Shqipërinë në Europë. T’ua kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumit që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet në diskutim. Secili duhet të kuptojë që duhet të rrimë përditë zgjuar. Kjo është ambicia ime, t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Do votoj populli për të shembur regjimin e oligarkëve. Populli do ia japë atyre që duan të na çojnë në Europë vendin dhe duan të shembin regjimin e oligarkëve, që kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri, për të shembur PPP.”, tha Meta.