BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Politike

Pse nuk testohet gjithë popullata për COVID-19? Ministrja e Shëndetësisë i jep fund dilemës

Pse nuk testohet gjithë popullata për COVID-19? Ministrja e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka teste për COVID-19 aq sa kërkojnë epidemiologët në terren, ndërsa bëri me dije se 4000 të tillë pritet të vijnë së shpejti.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ ministrja tha se 20.000 të tjerë do të vijnë nga OBSH dhe USAID, ndërkohë që total shifra e tyre do të jetë mbi 30 mijë.

“Në vijimësi ne furnizohemi me teste. 4 mijë teste po vijnë. Janë dhe 20 mijë që do të vijnë nga OBSH dhe USAID, për të mbështetur këtë fazë. Madje janë më shumë se 30 mijë. Shqipëria ka aq teste sa kërkojnë epidemiologët. Ata testojnë dhe identifikojnë rastet me qëllim ndërprerjen e infeksionit. Janë ata që janë në teren dhe drejtojnë dhe numrin e testimeve. Testimi nuk është qëllim në vetvete. Ne kemi pasur dhe po bëjmë teste. Kjo është strategji që se kam zgjedhur unë si ministre, por e ka miratuar komuniteti i Ekspertëve. Unë personalisht ndjek këshillat e tyre. Nëse ata thonë se “nesër duhet të bëjmë më shumë teste”, nga ne nuk ka asnjë pengesë. Po si do ta ndajmë zinxhirin e infeksionit. Duhet të jemi të vëmendshëm për këtë. Kjo është strategji e mirë përcaktuar. Në Shkodër, se u bë testimi, u gjetën rastet. Kjo situatë është një situatë që po na mëson të tërëve. Po mëson ekspertët të dinë të përballem më mirë me pandemitë, po mëson qytetarët që të respektojnë më mirë rregullat. Do të influencojë dhe politikëbërësit që të vendosin rregullin e prioritete. Kjo është pak por e sigurt. Ka përpjekje për të mbërritur në përfundime, por s’do doja të ndalesha tek hollësitë në mes të kësaj lufte.”, tha ministrja.