BREAKING NEWS

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha
x

Politike

Pse nuk u bë publik takimi Rama-Kurti? Bojken Abazi nxjerr prapaskenat e rëndësishme

Pse nuk u bë publik takimi Rama-Kurti? Bojken Abazi nxjerr prapaskenat e

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi që kandidon në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit ka nxjerrë detaje nga takimi kryeministrit Edi Rama me Albin Kurtin.

“Di që ftesa ka ardhur nga Rama dhe Kurti ka mbajtur qëndrimin që në këtë vizitë bërjen publike të takimit ta bëjnë ata që e kanë pritur”, u shpreh ai për A2.

Sipas Abazit, presidenti Meta dhe kreu demokrat Lulzim Basha e bënë publik takimin, por nuk di arsyet pse kryeministri Rama zgjodhi të mos e bëjë publik.

Duke komentuar vizitën e Kurtit në Shqipëri, Abazi theksoi se fitorja e tij në Kosovë ka sjellë edhe një valë entuziazmi në Shqipëri. Por sipas tij shqiptarët duhet të lëvizin vetë se shpëtimi nuk vjen vetëm nga Vetëvendosja.

“Këtë e shoh në disa fshatra të thellë të Përmetit dhe Gjirokastrës. Shumë qytetarë në Shqipëri po e përqafojnë si projekt duke ndjerë frymën e nacionalizmit progresist, i ndërthurur me modelin ekonomik. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të lëvizin nuk do të na vijë shpëtimi nga anëtarët e Vetëvendosje, por është momenti që shqiptarët e lodhur në këto 30 vite, të përfshihen të kalojnë nga dëshira te vullneti”.

Ardhja e Kurtit në Shqipëri dhe mbështetja për kandidatët e Vetëvendosjes nuk është e re për politikanët në të dy anët e kufirit, por e reja sipas tij është që kjo po bëhet publike. Sipas tij çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas  e Kosovës janë

“Politikanë të caktuar kanë mbështetur kandidatë të caktuar në të dy anët e kufirit. E reja është që ne po e bëjmë publikisht këtë gjë dhe nuk kemi gjë për të fshehur. Çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas nga ana tjetër, Kurti është nënshtetas i Shqipërisë”.

Sa i takon deklaratës së Albin Kurtit dje në Tiranë se do të bashkëpunojë me të gjithë politikanët shqiptarë, Abazi theksoi se për liderin e Vetëvendosjes ka admirim dhe frikë.

“Për Kurtin ka admirim dhe frikë, admirim se VV për 16 vjet është shtypur në mënyrë të dhunshme nga regjimi në Kosovë deri te vrasja e aktivistëve. Nuk ka bërë kompromise, njerëzit nuk janë pasuruar në Vetëvendosje dhe kush e ka ndjekur e admiron, por kjo detyron dikë të shohë veten në pasqyrë dhe aty imazhi nuk del siç e kishte menduar dhe kjo mbase i tremb. Ekziston frika se mos rritemi më shumë se ç’duhet”.

Bojken Abazi tha se është në pritje të KQZ për zyrtarizimin e kandidaturës së tij në Qarkun e Tiranës.

Më të lexuarat