Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse nuk vazhduat betejën brenda në Kuvend? Bujar Nishani i zbulon planin Lulzim Bashës

Postuar: 24/04/2019 - 21:30

Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision "Arena" i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend.

"Logjika juaj është më e sakta në këndvështrimin e parë.  Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë ABC e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli kushtetutën. Së dyti;Ligjet që miratohen në parlament, kanë kushtin që të jenë në përputhje me kushtetutën, në momentin që nuk përputhen me kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë, mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër."

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 12:30

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re.

Postuar: 25/08/2019 - 12:22

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit nuk ka bër

Postuar: 25/08/2019 - 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit

Postuar: 25/08/2019 - 10:47

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një video në rrjetin social Facebook ku shpreh

Postuar: 25/08/2019 - 09:45

Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publik

Postuar: 25/08/2019 - 09:20

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:56

Dalin në dritë të tjetra fakte sa i takon skandalit me falimentimin e bankës italiane “Vene