BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Pse PD i ka pasur këta tipat si drejtues të lartë në Administratë?”/ Arian Galdini mesazh të fortë: Sulmi me "plumba tek pullë", eleminon politikisht një e nga një "delfinët" e krimit

“Pse PD i ka pasur këta tipat si drejtues të lartë në
Dje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për trafik droge.

Kryetari i LDE Arian Galdini ka shpërthyer sot plot ironi edhe ndaj Partisë Demokratike dhe kryeministrit Edi Rama. Në një status të postuar në rrjetin social ngre disa pyetje në lidhje me zbulimin e Partisë Demokratike.

"Por rrjedhimisht lind edhe pyetja tjetër krejt natyrale dhe ulëritëse. Pse PD i ka pasur këta tipat si Arben Ndoka dhe ky Valdrin Pjetri drejtues të lartë në Administratën Publike gjatë qeverisjes së saj?

Përse? Nuk u funksiononte asokohe i vetmja vetmi funksion politik që kanë adoptuar sot pra ai i Investigimit dhe Spiunazhit?

Apo e dinin shumë mirë të vërtetën dhe vendimi për ti integruar këta "delfinë" të krimit të organizuar në Administratën Publike ka qenë si akt bashkëjetese me marrëveshje?", shkruan ndër të tjera Pjetri.

Postimi i plotë i Arian Galdinit

Sapo lexova dje se PD ia nxorri letrat Valdrin Pjetrit, e sidomos fill pas reagimit vetëshfajësues të Edi Ramës, disa mendime shqetësuese ma mbuluan mendjen.

Fillimisht mendova, po sa mirë që PD ua ka letrat këtyre njerëzve.

Kjo tregon se PD i njeh mirë këta tipat dhe se nëse hiç asgjë nuk di e nuk mundet të bëjë politikisht kjo Parti, së paku agjensinë e investigimit apo spiunazhit partiak e paska më tepër se funksionale.

Por rrjedhimisht lind edhe pyetja tjetër krejt natyrale dhe ulëritëse.

Pse PD i ka pasur këta tipat si Arben Ndoka dhe ky Valdrin Pjetri drejtues të lartë në Administratën Publike gjatë qeverisjes së saj?

Përse?

Nuk u funksiononte asokohe i vetmja vetmi funksion politik që kanë adoptuar sot pra ai i Investigimit dhe Spiunazhit?

Apo e dinin shumë mirë të vërtetën dhe vendimi për ti integruar këta "delfinë" të krimit të organizuar në Administratën Publike ka qenë si akt bashkëjetese me marrëveshje?

Pra vetë PD si parti investiguese dhe denoncuese e ditëve të sotme, së pari bën mirë të sqarojë pozicionin dhe rolin e saj në lidhje me emërimin dhe integrimin e këtyre "delfinëve" të krimit të organizuar në Administratën Publike.

A e ka ditur PD të shkuarën e tyre në momentin e emërimit?

Po faktin se këta kanë qenë e mbeten "delfinë" të botës së krimit, a e ka ditur PD? Po sot a e di?

Sulmi me "plumba tek pullë", eleminon politikisht një e nga një "delfinët" e krimit por e ka efektin e kontrolluar dhe më shumë ka axhendë politike dëmtuese ndaj Edi Ramës.

Platforma e vërtetë antikrim kërkon një masë të lartë sinqeriteti dhe vetëdijësimi duke sqaruar vetë PD paraprakisht pozicionin e saj politik në raport me "delfinët" e botës së krimit dhe paskëtaj duke kërkuash shkuljen e tyre me gjithë rrënjë nga çdo qelizë politike, partiake apo shtetërore në Shqipëri.

Zanafilla e këtyre njerëzve flet për një të shkur të tyre me PD.

PD nuk mund të justifikohet me sloganin e dalë boje se "ne" i kishim drejtora por Edi Rama i bëri deputetë dhe Kryetarë Bashkie.

Mjaft më.

Avancimi i krimit në përfshirjen dhe akomodimin e tij në administratë dhe politikë është dialektik dhe i pashmangshëm, në momentin e parë që hidhet hapi i parë i bashkëjetesës së tij me Udhëheqësit dhe Partitë politike.

Derexheja ku jemi katandisur e ka një pikënisje dhe shërimi vjen vetëm nëse shkulja nga rrënjët e këtij fenomeni të "delfinëve" të botës së krimit në partitë, politikën dhe institucionet shqiptare, bëhet që në burim dhe me guximin për tu përballur të gjithë ne me vetet tona, të shkuarat tona, strukturat tona dhe komunitetet tona.

Lufta ndaj krimit dhe "delfinëve" të botës së krimit duhet të jetë një betejë e sinqertë dhe ultimative e të gjithë neve e gjithë shoqërisë shqiptare, përndryshe kemi shumëçka a më tepër për të humbur.

Ndoshta prej tyre mund të humbasim edhe gjithçka.

Çka mendoj tjetër është se përse Edi Rama vijon me të njëjtën klientelë të "delfinëve" të botës së krimit që dikur mund të jenë përdorur edhe nga PD?

Apo dallimin këta e bëjnë nga niveli i gradimeve dhe integrimit të "delfinëve" të botës së krimit herë me shkollë e burg e herë me burg pa shkollë...???

Me pak fjalë këta kanë të njëjtën klientelë të botës së krimit, por Edi Rama paska fituar sepse u ka premtuar Bosëve të Krimit dhe Mafias se "delfinët" e tyre do ti bëjë deputetë dhe Kryetarë Bashkie.

Si Politikan Kontraktor i Krimit, Edi Rama paskërka avantazhin e bashkëjetesës me krimin në nivelet më të larta politike të partisë dhe qeverisjes së tij, ndaj edhe investimi më i lartë financiar dhe politik i tij është Agjipropi dhe Dukja.

Teknologjia e komunikimit kinse moderniste dhe rrafsh plot sajdisje e hojne gjuhësore dhe mbushur me debate e tematika pa thelb, ia ka mveshur shpesh me sukses mantelin estetik Qeverisjes nën Kontraktim me Krimin.

Edi Rama në 6 vite qeverisje ia doli të kalojë plot dhimbje, e megjithatë me sukses, numrin e lartë të deputetëve banditë e trafikantë të legjislaturës së parë, kanabisizimin e vendit dhe numrin e lartë të kandidatëve apo edhe të vetë Kryetarëve të disa Bashkive.

Me "estetikën" e tij Edi Rama kaloi edhe skandalet e rënda të Ministrave tashmë ish-Ministra të korruptuar.

Të gjithë i ka marë në mbrojtje ndërkohë që "estetika" propagandistike ka shitur si "shitje" twiterat dhe komentet në facebook të një Kryeministri që me ligj e Kushtetutë ka fuqi të mëdha ekzekutive për të vepruar.

Qeverisja nën kontraktim me krimin nuk mund të shkëputet prej tij as me twitera e as me komente facebooku.

Këto lojëra me propagandë vetëm dëftojnë zezonën se ku është zhytur ky njeri në raportet e tij me krimin.

Edhe vetëbesimi që ka tek fuqia e tij, ka të bëjë me faktin se ai e ka nën kontroll krimin ngase ua ka mbushur mendjen top atyre se ai ka talent të pamatë të jetë fytyra e Xhokerit që e bën krimin të duket si hargalisje politike pa dëme serioze.

Psh, të shesësh Vangjush Dakon për reformator dhe transformues qyteti, vetëm një Agjipropist si Edi Rama mund ta bëjë.

E ka këtë talent ky KM dhe duhet tia njohim e mos tia nënvleftësojmë.

Ndërkohë një pyetje më grisht sa më shumë e mendoj këtë punë.

Pse Edi Rama kandidoi Valdrinin dhe gjithë Valën e Krimit në Bashkitë ku ai nuk kishte as edhe një kundërshtar politik?

A ishte i vendosur Edi Rama që ta bënte 30 qershorin qoftë edhe pa Opozitën, apo jo?

Çfarë dëshmon kandidimi i "delfinëve" të botës së krimit si Valdrini dhe gjithë Valdrinët e tjerë?

Mos vallë siç kanë të njëjtën klientelë, Edi Rama dhe kolegët e tij në Opozitën Bojkotuese, kanë edhe të njëjtën skemë e plan veprimi?

Mos vallë tjetërkush e ka detyruar Edi Ramën ti shkojë deri në fund zgjedhjeve të 30 qershorit?

Mos vallë 30 qershori ka qenë një datë Amerikane dhe Europiane dhe aspak një datë e Edi Ramës?

Pyes kësisoj, sepse kandidimi i Valdrinit dhe Valës së Krimit nga Edi Rama, është ndoshta dëshmi e dëshirës së fshehtë dhe paktit të fshehtë të Edi Ramës me kolegët e tij të Opozitës Bojkotuese, për të bërë një marrëveshje të orëve të fundit e për ti shtyrë zgjedhjet?

Pra Edi Rama i kishte marë masat me Valdrinët dhe Valën e Krimit, që nëse Amerikanët dhe Europianët i lejonin Udhëheqësit tanë të bënin ujdi, ky ti kishte të fortët e tij,  "delfinët e tij" të botës së krimit, gati për të hyrë në zgjedhje me gjithë fuqinë pretenduese.

Shkuarja në 30 qershor pa ujdi me kolegët e Opozitës Bojkotuese, ia la "delfinët" e botës së krimit Edi Ramës si derrin maç.

Tani "mbreti" është lakuriq.

Teknologjia e agjipropit estetik nuk e mbron dot më.

 
Sepse në shqip dhe anglisht, kushdo do ta pyesë vetvetiu:
 
Po mirë more zotëri, po Valdrinin dhe Valën e Krimit, për çfarë i deshe edhe në këto zgjedhje ku konkurent kishe vetëm veten në pasqyrë?
 

Më të lexuarat