BREAKING NEWS

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i
x
BREAKING NEWS

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj
x
BREAKING NEWS

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek
x

Politike

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku

Më 21 nëntor, Ardjan Çapja, një emër i përfolur me shumë ngjarje në Elbasan, foli në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që doli në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Dyshimet ishin se bëhej fjalë për Taulant Ballën, ish-drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Balla i ka komentuar akuzat si “Babalja” tjetër e PD-së, edhe pse Berisha e akuzoi publikisht, pak ditë më parë në sallën e Kuvendit si të implikuar me vrasjen e avokatit Ravik Gurra, ndërsa kryeministri Rama tha se u besonte fakteve dhe jo akuzave të paprovuara.

Më 24 nëntor 2022 u publikua vendimi i gjykatës për prishjen e përgjimeve të “shtetasit Taulant”, që ishin bërë një ditë pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Sipas vendimit u sqarua se “shtetasi me emrin Taulant” u vu në përgjim në datën 4 shkurt, ndërsa dy ditë më pas, prokurorët e cilësuan një lapsus dhe i kërkuan gjykatës anulimin e vendimit. Bashkë me të ishin vënë në përgjim edhe disa shtetas të tjerë në Elbasan që mendohej se kishin dijeni për ngjarjen e rëndë të ndodhur me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, në lokalin e shtetasit Agron Çapja, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli dhe duke plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në rrugë operative, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë marrë informacione për shtetas, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit, si dhe nga shtetas, vëzhgimi i të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarve.

Me datë 04/02/2016, oficerët e Policisë Gjyqësore, të Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit për Krime të Rënda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit për Krime të Rënda, shtetasi Edvin Ndreu kanë depozituar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, një informacion me të cilin kërkojnë përgjimin telefonik të disa numrave të kompanive të telefonisë celulare që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij informacioni, Policia Gjyqësore i ka kërkuar prokurorisë të vendosë lejimin e menjëhershëm të përgjimit edhe për numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga një shtetas me emrin Taulant.

Por dy ditë më pas, në identifikimin e saktë të numrit të telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, që është i njëjti numër që reklamon edhe në faqen e tij në Facebook Taulant Balla, u tha se është bërë një lapsus dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përgjimit për numrin 0682055399, që përdorej nga shtetasi me emrin Taulant.

Gjykata e Elbasanit vendosi fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta. Vendimi i gjykatës prishi edhe burimin e provave, duke kërkuar asgjësimin e materialeve edhe në serverin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duk mos mundësuar nisjen e një procedimi penal.

Vendimi për asgjësimin e përgjimeve e kishte firmosur e njëjta gjyqtare që urdhëroi nisjen e tyre, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit të publikuar nga gazetari Basir Çollaku.

Sipas vendimit të nisjes së përgjimit, gjykata mori një vendim për përgjime të disa numrave telefonash celularë, për ngjarjen e rëndë me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve me 03/02/2016 në Elbasan, pas kërkesës së prokurorisë. Përgjimi nisi në orën 01:20 minuta të datës 04/02/2016 dhe përfundoi pas 58 orë e 50 minuta kohë e përgjuar material ku përfshihet edhe numri telefonit të shtetasit Taulant si dhe të 4 shtetasve të tjerë, deri më 19 shkurt 2016. Sipas prokurorisë ekzistonte dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale.

Pjesë nga vendimi nr. 88 datë 04/02/2016 për nisjen e përgjimit

“…Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”

Vendimi i lejimi të përgjimit

Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 229, i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe “e” e 25 dhe 278 të Kodit Penal

Nga të dhënat që i bashkëngjiten kërkesës së organit të prokurorisë rezulton se:

Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit, kanë marrë informacion si dhe kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 me Nr 11113214 me një krëhër pa fishekë, një krëhër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha calibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike.

Sipas informacioneve paraprake lidhur me këtë vepër penale rezulton se dijeni mbi autorët e dyshuar të veprës penale mund të kenë shtetasit Ardian Çapja, Enver Çapja, Fejzulla Çapja, Bledar Muça si dhe lidhjet e tyre të ngushta Taulant dhe Sokol.

Organi i procedurës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore me qëllim marrjen dhe administrimin e provave për veprat penale të kryera ka vlerësuar të rëndësishme kryerjen e përgjimeve të bisedave dhe komunikimeve telefonike midis shtetasve. Gjithashtu organi i procedurës ka vlerësuar të rëndësishëm faktin se nga vonesa mund t’i vijë dëm i rëndë hetimeve në këtë procedim.

Në rrethanat e përshkruara më sipër me datë 04/02/2016, ora 01.00, prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve për shtetasve të mësipërm.

Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale

Me vendimin datë 04.02/2016 është autorizuar përgjimi dhe vlerësohet e nevojshme shtyrja e afateve të depozitimit të akteve në sekretari që lidhen me këtë përgjim deri në fund të hetimeve, pasi në të kundërt mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimeve..

Me marrjen e kësaj kërkese, gjykata, brenda 48 orëve nga marrja e këtij vendimi të prokurorit, u shpreh lidhur me ligjshmërinë e themelësinë e këtij veprimi të prokurorisë duke e vlerësuar atë si të ligjshëm nisur edhe nga parashtrimi që bëri prokurori i rastit në gjykim.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe të veprës penale si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale gjykata çmon se ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’i vijë dëm i rëndë hetimeve, prandaj çmohet pranimi i kërkesës së organit të prokurorisë bazuar në nenet 221 dhe 222 të Kodit të Procedurës Penale.

Rezulton se është gjykata ajo që vleftëson përgjimin, nisur nga fakti se ka arsye për të besuar se nga vonesa e dhënies së këtij vendimi mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimit. Në këtë kontekst drejt ka vepruar prokuroria që ka vendosur përgjimin e shtetasve të mësipërm me akt të motivuar, duke e njoftuar gjykatën brenda 24 orëve.

Për këto arsye Gjykata vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.

Vleftësimin si të ligjshëm të vendimit të prokurorit datë 03/02/2016 ora 22:00 për lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrat celularë:

0692296145 që përdoret nga shtetasi Fejzullah Çapja

0696738363 që përdoret nga shtetasi Bledar Muça

0682055399 që përdoret nga shtetasi Taulant

0697512756 që përdoret nga shtetasi Sokol

0692296145 që përdoret nga një shtetas i afërm i familjes Çapja

Përgjimi i lejuar të fillojë në orën 01:20 të datës 04/02/2016 dhe të përfundojë në të njëjtën orë të datës 19/02/2016.

Shtyrjen e afatit të depozitimit të rezultateve të përgjimit në sekretari deri në përfundim të hetimeve.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës nga i interesuari që ka ardhur në dijeni të përgjimit për shkelje të kritereve të parashikuara në nenin 221 të Kodit të Procedurës Penale

U shpall sot me datë 05/02/2016….”

Më të lexuarat