BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Politike

Pse protesta anti-amerikane fillon nga 4 deri më 7 korrik? Kreshnik Spahiu rendit arsyet

Pse protesta anti-amerikane fillon nga 4 deri më 7 korrik? Kreshnik Spahiu

Në një reagim në rrjetet sociale, analisti Kreshnik Spahiu ka renditur arsyet se pse kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur të protestojë në pikun e vapës

Shkrimi i plotë:

Nga Kreshnik Spahiu

Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Shqipërisë.

Njerëzit s’dinë ku të fusin kokën dhe interesi për politikën ka shkuar në zero.

Rrjetet sociale s’kanë klikime, debatet televizive dhe opinionet nuk kanë shikime.

Çuditërisht, Sali Berisha që ka disa muaj, nga 8 Janari që nuk del në rrugë ka paralajmëruar protestën më 7 korrik në temperaturë 37 gradë.

Po lind pyetja: Pse tani dhe jo më herët apo më vonë?

Analiza është shumë e thjeshtë:

Kjo protestë bëhet:

- për të rrëzuar Edi Ramën

- për të harruar Lulzim Bashën

- për të presionuar Amerikanët

Konkluzionet janë të lexueshme:

1- Sali Berisha dhe 10 milion shqiptarë e dinë shumë mirë që protesta e 10 mijë ish-doganierëve, ish-policëve, ish-tatimorëve, ish-drejtorëve, ish-ministrave dhe ish-deputetëve nuk do e rrëzojë qeverinë Rama

2- Lulzim Basha s’ka nevojë të harrohet me protesta nga Berisha se ka tre muaj që ka filluar pushimet dhe ka qëllim në vetë-vete që të harrohet.

3- Amerika dhe dita e saj e shenjtë 4 korriku janë objektivi i protestës anti-amerikane të Sali Berishës dhe Ilir Metës për disa arsye:

- t’i tregojnë amerikanëve që ata kanë mbështetje popullore dhe t’u imponohen për t’u ulur në tryezë

- t’i bëjnë presion amerikanëve që tëmos ndërhyjnë në vendimin e gjykatës së Apelit që do vendosë për legjitimitetim e logos dhe Kuvendit të 11 dhjetorit

- t’i çojnë amerikanëve, që nëse SPAK do avancojë, atëherë Berisha dhe Meta kanë aq njerëz sa për destabilizim.

- t’i demonstrojnë amerikanëve që elektoratin e kanë ata të dy; Berisha-Meta dhe jo Basha-Alibeaj

- t’i marrin nga zhelet deputetët e dyzuar, nga Alibeaj drejt Berishës, duke ju vënë hendekun: Ose me protestën e Berishës, ose me Edi Ramën

- t’i mbyllin çdo hapësirë protestave të shoqërisë civile duke ja mrarë flamurin liderëve të rinj që mbushën sheshet kundër çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Mbytja e protestës popullore dhe mënjanimi i udhëheqësve të rinj që mbështeten nga amerikanët.

- T’i çojnë mesazh Francës dhe Europës që në Shqipëri ka një grupim që nuk kontrrollohet nga Amerika si Saliu dhe Monika.

Për këto arsye: Pavarësisht se nuk ka asnjë ngjarje madhore si dhe temperaturat janë 37 gradë, duhet që Partia Demokratike të fillonte zyrtarisht betejën e saj në javën e korrikut, ku Amerika e ka simbolin e saj.

Tashmë miti pro-amerikan për shqiptarët ka rënë, sepse zyrtarisht ka një grupim politik më agresivin në Europë, të cilët s’kanë lënë ambasadorë amerikanë pa denigruar apo diplomatë të lartë pa akuzuar.

Beteja e fundit e tyre është korriku, ku Berisha 32 vjet kalonte si i ftuar kangjellat e rrugës Elbasanit, ndërsa këtë vit i duhet të protestoj si i ç’nderuar jashtë gardhit.

Më të lexuarat