BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

Pse qeveria po qëndron indiferente ndaj shqiptarëve në Siri? Ish zv.kryeministrja e thotë hapur arsyen pse rastet nuk bëhen publike si Alvin Berisha

Pse qeveria po qëndron indiferente ndaj shqiptarëve në Siri? Ish

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit dhe ish zv.kryeministrja Senida Mesi, e ftuar në studion e A2, iu përgjigj kritikave ndaj qeverisë për indiferencë ndaj shqiptarëve në Siri.

Sipas saj, “qeveria i ka në vëmendje, por nuk janë raste që duhen bërë publike, pasi të gjithë ata mund të kthehen nga terroristët atje në subjekt”.

“Ishte rasti i Alvinit që e nxori në dritë këtë fenomen. Nuk e pranoj që shteti shqiptar nuk është i ndjeshëm me këto raste. Në kampin Al-Hawl ndodhen shumë individë që janë rekrutuar në mënyrat nga më të çuditshme për të luftuar atje. Qeveria i ka vëmendje, por nuk janë raste që duhen bërë publike, pasi të gjithë ata që ndodhen aty mund të kthehen nga terroristët atje në subjekt. Raste të tilla duhen trajtuar me diskrecionin më të madh. Duhet patur vëmendje te parandalimi i rasteve të tilla, parandalimi i radikalizimit. Askush nuk ka shkuar me detyrim, por me dëshirën për të shërbyer për diçka. Rikthimi është i vështirë dhe duhen kaluar disa procedura, në mënyrë që këta individë të riintegrohen dhe të kthehen ata që ishin para se të shkonin në ato kampe”, shpjegoi Mesi.