BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

Pse SPAK nuk po bën arrestime 'VIP' në Shqipëri? /  Yuri Kim kërkon kujdes me fjalët: Është çmenduri ta thuash këtë! I kemi dhënë emrat tonë, shpresoj që...

Pse SPAK nuk po bën arrestime 'VIP' në Shqipëri? /

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar zërat kritike ndaj Reformës në Drejtësi.

Ndërsa më pas u tërhoq nga përgjigja për të përmendur me emra se cili duhet që të ishte subjekt i drejtësisë së re.

Për çdo reformë madhore, është me rëndësi të shqyrtohet seriozisht përparimi që ndodh dhe të bëhen korrigjime rrugës. Të këmbëngulësh se diçka është e përsosur dhe nuk mund të preket nuk është pozicion fort i mirë, nuk është i arsyeshëm. Nuk them se Reforma nuk duhet kritikuar. Edhe unë mendoj për mënyra për ta përmirësuar. Por ka dallim që të shpresosh se njerëzit do të humbin shpresën tek drejtësia. Është çmenduri ta thuash. Dhe mendoj se njerëzit e kuptojnë. Nuk është puna ime të punoj fort. Jam e huaj në vendin tuaj. 

Unë nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim. Nëse do të isha shtetase shqiptare nuk do ta pranoja që dikush me rekorde kriminale të paguhej nga taksat e mia në Kuvend.  I kemi dhënë emrat tonë, shpresoj që të na dëgjoni,” shtoi ajo për emisionin ‘Përballë’.

Më të lexuarat