Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PSV '91 e Koçit shkrihet me PS: Vendimi në funksion të fitores në 23 Qershor

 PSV '91 e Koçit shkrihet me PS: Vendimi në funksion të fitores në 23 Qershor

Postuar: 23/04/2013 - 13:31

Petro Koçi, vendos rikthimin në Partinë Socialiste. Me anë të rrjetit social Facebook, Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, lajmëroi bashkimin e partisë së tij me socialistët. Sipas tij, ky vendim vjen pas vendimit në një koalicion të partive të majta në Shqipëri, në funksion të fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Gjatë një deklarate për mediat, pas marrjes së këtij vendimi, Koçi shprehu dakortësinë me përmbajtjen e programit politik të Partisë Socialiste. Ai renditi dhe arsyet që çuan partinë e tij, drejt këtij vendimi. 

“Duke patur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor, duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV '91, vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e mazhorancës së drejtuar nga Sali Berisha, duke llogaritur se votat e fituara prej PSV '91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat, duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS, deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste”, deklaroi ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2018 - 12:59

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar sot në Korçë, ditën e tretë të bisedimeve.

Postuar: 21/01/2018 - 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një përkujtimore familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011.

Postuar: 21/01/2018 - 11:40

Sot bëhen 7 vite nga ngjarja e “21 janarit” ku mbetën të vdekur 4 persona gjatë protestës Partisë Socialiste në opozitë asokohe.

Postuar: 21/01/2018 - 10:53

Pak para dorëheqjes së kryetarit të LIBRA-s, kjo parti vendosi përjashtimin e Mimoza Hafizit. Por vetëm gjatë ditës së sotme, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook.

Postuar: 21/01/2018 - 10:47

Bashkia e Tiranës ka filluar me montimin e bazamenteve të 1500 ulëseve të reja, ndërkohë që përfunduan themelet e rrethimit, shkallët, platformat e instalimet elektrike dhe çdo

Postuar: 21/01/2018 - 10:31

Gjatë ditës së sotme ka nisur raundi i tretë i bisedimëve midis dy përfaqësuesve të diplomacisë greke dhe shqiptare në qytetin e Korçës.

Postuar: 21/01/2018 - 10:14

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg në mungesë ndaj ish-shefit të policisë, Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndë