BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të
x
BREAKING NEWS

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton
x
BREAKING NEWS

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x

Politike

Publikim të dhënave të publikuar nga hakerat? Lorenc Vangjeli tregon kush është dilema më e madhe: Shqipëria është zyrtarisht në luftë

Publikim të dhënave të publikuar nga hakerat? Lorenc Vangjeli

A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik. Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkujt duhet të jetë si në një situatë lufte. 

“Ky rast na bën të mendojmë dhe të debatojmë për parimin. Realiteti që ka ndodhur është se të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë hakeruar tashmë si pjesë e një lufte nga një shtet armiqësor.

Dilema më e madhe e jona është se çfarë do të bëjmë me to. Ne gazetarët nëse do t’i kalojmë pa filtër do t’i bënim një dëm shumë të madh vendit. Edhe jashtë kanë qenë shpesh situata të tilla dhe vendimet janë marrë për një filtër.

Jo vetëm nga ndërgjegjja profesionale e gazetarit por edhe patriotike. Shqipëria është zyrtarisht në luftë dhe të gjithë kanë një zgjedhje dhe zgjedhja e tyre është: do të jenë me Republikën e Shqipërisë apo me agresorin! Të gjithë ata që janë duke bërë atë që po bëjnë janë vetëm kuislingë”, ka thënë Lorenc Vangjeli.

Sot është publikuar një listë nga hakerat iranianë ku pretendohet se ishte një listë të dyshuarish për kriminelë të nxjerra nga listat e Policisë së Shtetit. Kjo është mohuar totalisht nga institucionet shtetërore.