Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikohen emrat në faqen zyrtare, mësoni ç’ka ndodhur me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin që janë emëruar për të njëjtin vend si anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Postuar: 19/11/2019 - 21:11

Kanditatja e  propozuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllari është tashmë dhe ‘de fakto’ anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh ka qenë jashtë funksionit, është publikuar përbërja, mënyra si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin. Po kështu janë publikuar emrat e 5 anëtarëve: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji si dhe një CV e shkurtër e tyre. Ndërkohë që mungon emri i Arta Vorpsit, e cila u zgjodh nga Parlamenti si anëtare e Kushtetueses dhe u betua para një juriste.

Ky është hapi i dytë me anë të të cilit Gjykata Kushtetuese njeh dekretin e Presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin.

Më 15 nëntor Gjykata Kushtetuese i dërgoi institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listë mungonte emri i Arta Vorpsit, çka konfirmon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur mandatin e Arta Vorpsit, e zgjedhura automatikisht nga parlamenti si e para e renditur në listën e KED.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 23:58

Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot prokurorin e ri të përgjithshëm, duke votuar në mbështetje të kandidatit Olsian Çela.

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di