Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikohen fotot e votimit/ Shehu: Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” pas shpine SHBA në Asamblenë e OKB

Postuar: 18/10/2018 - 13:28

Një tjetër votë e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB. Lajmi e bën me dije deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili teksa publikon edhe foton e votimit, shkruan sot në faqen e tij në Facebook se “Perfaqësuesi  ynë votoi përsëri kundër ShBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77”.

vota

Postimi i Tritan Shehut 

Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.

Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.

Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.

Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.

Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 23:30

Shkodra po kalon një situatë mjaft të paqartë, pas dorëheqjes në marrjen e detyrës nga kryebashkiaku i dale nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri.

Postuar: 23/08/2019 - 23:25

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ush

Postuar: 23/08/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë!

Postuar: 23/08/2019 - 22:18

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa par

Postuar: 23/08/2019 - 21:08

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 23/08/2019 - 20:02

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheq

Postuar: 23/08/2019 - 19:55

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot Europa