
Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Publikohen përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi ...

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021
Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta' dalin të tjera detaje të rënda për lidhjen e organizatës kriminale me politikanë në Shqipëri.
Në dosjen e plotë , 'Princi' i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.
Në bisedën me Gallo, D’Alessandro thotë se i ka telefonuar Ilir Kulla.
D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla... është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë... Mund të informohesh... Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo
Në përgjimet e antimafias ky episod nuk është i vetmi ku përmendet kreu i Shtetit, Ilir Meta. Në përgjimet e publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta", në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën "Princi" dhe Ercolle D'Alessandro, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.
"Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...", i thoshte Ercole D’Aleksandro, Antonio Gallo-s.
Por sot nga Durrësi, Presidenti Meta ka zgjedhur të komentojë këto përgjime duke thënë se problematika e pastrimit të parave është e njohur nga të gjithë.
"Të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali padyshim që duhet të ndiqet menjëherë nga institucionet", tha ndër të tjera Meta.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Këshilltari i Metës, Ilir Kulla përfshihet në skandale të rënda që kanë të bëjnë me Italinë.
Para disa kohësh, mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Prapa këtij lajmi, që rezultoi të ishte një njoftim i rremë është aluduar se qëndrontë pikërisht Ilir Kulla
Skandali i lajmit të rremë se 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri. Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila atë kohë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit “Pianeta Italia Neës” që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.
Më të lexuarat


Balla: Pjesë e kandidatëve të PS edhe djem e vajza që jetojnë jashtë vendit, zgjedhësve duhet t’ua shpërblejmë me punë besimin

Gazment Bardhi: Rama mashtroi për 8 vjet dhe zhyti në borxhe qytetarët, në 25 prill sovrani do votojë për PD

Bujar Leskaj vijon takimet në Vlorë: Programi i PD ofron mbështetje të plotë për gratë, vajzat e të rinjtë

Bylykbashi: Sapo PD të vijë në pushtet do të anulohet ligji i PS mbi shpronësimet, nuk do të ketë më term “ish-pronarë”

“Ka qenë aftësi e Nanos, aq sa u bë edhe objekt humor”, juristi Romeo Kara reagon pas deklaratës së Bashës për çështjen e shumë komentuar: Janë bërë masakra që tejkalojnë fantazinë!

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

Lëvizja e papritur! I dërguari i Bashkimit Evropian zbarkon nesër në Prishtinë për të takuar Albin Kurtin

“Dallimi është kolosal me listën e Monës, Lulit dhe Saliut”, ministrja Elisa Spiropali ironizon keq koalicionin e opozitës dhe paralajmëron: Do ta mbyllim shpejt hendekun e …

U filmua nga bashkëshortja në timon pa rripin e sigurimit, zv.ministri i Brendshëm ka një mesazh për Lulzim Bashën

‘Shqipëria buzëqesh’, Rama nxjerr fotot: Vazhdon vaksinimi ndaj koronavirusit i gjyshërve mbi 80-vjeç!
