Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikohet dokumenti i Ramës që i dërgoi Metës:Ja arsyet pse duhet dekretuar Sandër Lleshi si ministër

Postuar: 09/11/2018 - 19:39

Është ka zbardhur relacioni që kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar presidentit Ilir Meta, mbi emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshem.

Burime nga Qeveria thonë se në shkresen me dy faqe, kryeministri evidenton domosdoshmërinë për të pasur një ministri të brendshme funksionale në këto momente delikate.

“Kryeministri i Shqipërisë me përgjegjësinë kushtetuese për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishëm për demokracinë e një vendi, siç është periudha përgatitore e organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet presidentit të Republikës për të propozuar Sandër Lleshaj për t’u emëruar në detyrën e ministrit të Brendshëm”, thuhet në kërkesën e Ramës.

Po ashtu në dokument evidentohet karriera e gjeneral Sandër Lleshit si dhe vleresimet që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtar.

E në fund, Rama ripërsërit dhe njëherë vendosmërine e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor:

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksioanle është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve e arritjen e rezultateve në sajë të një kontributi e bashkëpunimi institucional që janë thelbësore në këtë proces.”

Me shumë gjasa, propozimi i Kryeministrit do të qëndroj të paktën deri të merkuren në zyrën e kreut të shtetit pa një përgjigje, ditë kur dhe Presidenti Ilir Meta kthehet në atdhe pas një vizite zyrtare në Francë shkruan Vizion Plus.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 19:05

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca ka komentuar vizitën e tij në KE, me anë të një statusi në Twitter.  

Postuar: 18/03/2019 - 18:54

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, akuzoi Prokuroren e Përkohsh

Postuar: 18/03/2019 - 18:39

Ish-deputeti Klevis Balliu,  ka deklaruar në protestën e banorëve të Astirit se nuk do të ul

Postuar: 18/03/2019 - 18:26

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizitoi në Vlorë një sipërmarrje vendase që eksp

Postuar: 18/03/2019 - 18:13

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet ditën e nesërme, në orën 10:00, për të çelur ga

Postuar: 18/03/2019 - 18:10

Ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar sërish në rrjetet sociale  lidhur me tritolin e vendos

Postuar: 18/03/2019 - 18:02

 Kryetari i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas